Nëse do të ishit 14 vjeç, a do të merrnit 20 milionë paundë për një ide biznesi? Përgjigja e kësaj pyetje është “po”.
Kështu, do të kalonit 10 vitet e ardhshme duke shpenzuar paratë me pushime në vende të ndryshme, gjithashtu edhe duke menduar për ndonjë investim të rëndësishëm në jetën tuaj.
Për 14-vjeçarin, Taylor Rosenthan, në fakt e gjithë kjo është një realitet. Por, ai në vend që të shesë idenë e tij, ka vendosur që ta mbajë dhe ta zhvillojë vetë biznesin.
Taylor nga Opelika, Alabama, doli me idenë e krijimit të një makine shitjeje me pajisje të ndryshme.
Ideja i erdhi teksa po udhëtonte rreth Alabama-s për turnet e bejsbollit, duke parë fëmijët që lëndohen dhe asnjë nuk ka çantën e ndihmës.
Sipërmarrësi i ri ka ngritur tashmë 69 mijë paund investim dhe synon që të fitojë më shumë, duke shitur një makinë rreth 3800 secilën. 14-vjeçari ka një porosi prej 100 njësive nga parku “Six Flags” në SHBA.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.