CV dhe Rezymeja, nga ndryshojnë dhe kur përdoren? - Business Magazine Albania

CV dhe Rezymeja, nga ndryshojnë dhe kur përdoren?


“Hmm, çfarë është një CV?” është një pyetje që punëkërkuesit ia bëjnë shpeshherë vetes së tyre. Ndër 10 profesionistë, shanset janë të larta që vetëm 1 ose 2 prej tyre të të japin përgjigjien e vërtetë. Lajmi i mirë është se, ti je një prej atyre njerëzve të paktë, i cili jo vetëm që e di se çfarë kuptimi kanë ato 2 gërma, por do të mësojë krahasimin e CV-së me rezymenë, dhe nëse duhet ta ketë ose jo një të tillë.

Çfarë është një CV?

Curriculum Vitae, së cilës i referohemi me shkurtimin CV, është një term latin që do të thotë ‘rrjedha e jetës’.

Ndryshe nga rezymeja, e cila liston historinë dhe eksperiencën e punëve, së bashku me një përmbledhje të shkurtër të aftësive dhe arsimimit tënd, CV është një dokument më gjithëpërfshirës. Ajo shkon përtej vetëm përmendjes së eksperiencave të arsimit dhe punës dhe zakonisht liston me detaje të arsyeshme arritjet e tua, çmimet, nderimet dhe publikimet, kur po rekrutoheni për një staf mësimdhënie në universitet. Ndryshe nga rezymeja, e cila rrallë zë më shumë se një faqe formati, CV mund të jetë 2, 6 ose 12 faqe, në varësi të arritjeve të tua profesionale.

CV janë në radhë të parë popullore në qarqet akademike, pasi studentët e sapodiplomuar shpenzojnë shumë përpjekje për të ‘publikuar’ punën e tyre gjatë këtyre viteve të post-diplomimit. Ndërsa institucionet më të larta të arsimimit pa dyshim që vlerësojnë notat dhe pikët e testimit të kandidatëve potencialë, ata kanë gjithashtu dëshirë të shikojnë se ku ka aplikuar një kandidat.

Disertantët në kërkim të mbrojtjes së titullit “Doktor” nuk kanë rezyme, por CV.

OK, vetëm akademikët e përdorin?

Në fakt, nuk janë vetëm ata që zgjedhin dokumentat e gjatë përpara një rezymeje. Faqja online Undercover Recruiter shpjegon se si rezidentëve në SHBA dhe Kanada u nevojitet një CV nëse janë duke aplikuar për një punë jashtë shtetit të tyre të banimit, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Zelandën e Re. Në këto vende, “një CV përdoret në të gjitha kontekstet dhe rezymetë nuk gjejnë fare përdorim.” Mbi të gjitha, “CV mbizotëron në kontinentin e Europës dhe madje ekziston një format i Bashkimit Evropian i disponueshëm për shkarkim,” një template shumë i dobishëm nëse je i/e paqartë në lidhje me shkrimin e një CV-je.

Ku qëndron ndryshimi midis një CV dhe rezymesë?

Përgjigjia shkurtimisht: Gjatësia.

Përgjigjia gjatë: CV është statike në sensin që nuk është një dokument që duhet të personalizohet për pozicione të ndryshme në mënyrën që funksionon rezymeja. Sipas UNC Writing Center, “CV është një vështrim i përgjithshëm i detajuar i arritjeve në jetën tuaj, sidomos përfshin ato më të rëndësishmet nga sfera akademike,”; CV e një studenti të sapodiplomuar në hapat e parë do të jetë më e shkurtër se e një studenti i cili ka 6 vite që studion dhe po përgatitet për disertacion.

Dokumenti ndryshon vetëm me rritjen e arritjeve të tua, ti publikon gjetjet e një studimi shkencor, ose një histori të shkurtër ose merr një çmim për Mësimdhënie të Asociuar, ndërsa një rezyme mund edhe duhet të modifikohet shpeshherë gjatë kohës që kërkon për punë dhe aplikon për kompani dhe pozicione të ndryshme. Inkurajohet shkrimi i një rezymeje të personalizuar për çdo punë që aplikon, sado që kompani të ndryshme mund të kenë të njëjtin përshkrim pune të një vendi vakant.

Por kur ta dish se cilën prej tyre duhet të përdorësh?

Për fat të mirë, nëse je konfuz/e se me çfarë t’ia nisësh, ki parasysh se pothuajse çdo punë për të cilën aplikon do të të tregojë se çfarë të nevojitet. Kur aplikon për një punë në Nju Jork, ose Minneapolis ose Austin, ka gjasa se do të të bëhet e qartë se çfarë kërkohet me aplikimin tënd. Do të kuptosh se në varësi të vendit se ku po aplikon (brenda apo jashtë shtetit) do të të komunikohet se çfarë nevojitet për t’u marrë në konsideratë nga ana jote, një CV ose rezyme.

Nëse je vërtet në dyshime për atë që nevojitet, është mirë të pyesësh drejtëpërsëdrejti personin e kontaktit, “A preferoni një rezyme apo CV? (Dhe në Amerikë, përgjigjia do të jetë kryesisht një ‘rezyme’ pasi rekrutuesit nuk shpenzojnë më shumë se 6 sekonda për ta parë atë gjithsesi.)

Ja pra, gjithçka që duhet të dije për ndryshimet midis një CV-je dhe rezymeje.

 

/Shkruar nga  Stacey Gawronski dhe publikuar nga Motto.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0