Në të ardhmen nuk do t’iu duhet të ndërroni telefonin tuaj nëse atij i prishet një pjesë, apo të gjitha pjesët.
“Google” ka në plane të prodhojë telefona të zgjuar të cilëve mund t’u ndërroni kamerat, altoparlantët, apo secilën nga 6 pjesët njësoj siç ndërrohet bateria.
Në kuadër të projektit “Ara”, “Google” do të prodhojë brenda 2017 telefonin e parë me pjesë të çmontueshme. Smartfoni do të ketë një bazë unike, mbi të cilën blerësi do të ketë mundësi të vendosë kamerën apo pjesë të tjera që dëshironi.
Në fakt kjo ide nuk është e re. Ishte LG me G5 ajo që e hodhi këtë hap, por “Google” është më i avancuar. Ky do të jetë njëherësh telefoni i parë i prodhuar drejtpërdrejt nga “Google”, pasi deri më sot kanë qenë “Huawei”, LG-ja dhe HTC-ja kompanitë që kanë prodhuar Nexus-in.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.