Doni fëmijë më të zgjuar dhe me aftësi sociale superiore? Shkenca thotë këtë - Business Magazine Albania

Doni fëmijë më të zgjuar dhe me aftësi sociale superiore? Shkenca thotë këtë


Nëse jeni prind, ju doni më të mirën për fëmijët tuaj. Por cila është një mënyrë që t’u jepni një shtytje lart fëmijëve tuaj për shanse më të mëdha suksesi me vetëm një aftësi?

Inteligjenca më e madhe

Në vitet e fundit, shkencëtarët dhe kërkuesit kanë bërë zbulime në të kuptuarin e tyre të fenomenit të bilingualëve. Në të kaluarën, ekspertët mendonin mёsimi i një gjuhe të dytë ishte një “interferencë” që pengonte zhvillimin akademik dhe intelektual. Por në një artikull të “New York Times” të titulluar “Pse Bilingualët janë më të zgjuar,” Yudhijit Bhattacharjee shpjegon se përse kjo interferencë është në fakt një gjë e mirë:

Ata nuk e kishin keq në lidhje me interferencën: ka evidenca të mjaftueshme se në një tru bilingual të dy sistemet e gjuhës janë aktivë edhe kur ai përdor vetëm një gjuhë, duke krijuar kështu situata ku njëri sistem pengon tjetrin. Por kjo ndërhyrje, tregojnë kërkuesit, nuk është kaq handikap saç është një bekim. Ajo forcon trurin të zgjidhë konfliktet e brendshme, duke i dhënë mendjes një stërvitje që forcon muskujt e tij konjitivë.

Bhattacharjee citon kërkimin që tregon se “eksperienca dygjuhësore” përmirëson aftësitë e fëmijëve për të performuar detyra të tjera kërkuese mendërisht, si plane, zgjidhje të problemeve dhe të qënit të fokusuar.
Por si një prind, me siguri po shikoni për më shumë se vetëm fëmijë “të zgjuar. Sa prej nesh duan fëmijë gjeni të cilët thjesht janë “ndryshe” nga të tjerët? A mundet mësimi i një gjuhe tjetër t’i ndihmojë fëmijët të zhvillojnë aftësi më të mira sociale gjithashtu?

Këtu bëhet më interesante.

Shumë e mirë për aftësitë gjuhësore

Katherine Kinzler, një profesore e asociuar e psikologjisë dhe zhvillimit njerëzor në Universitetin e Cornellit, publikoi një shkrim në New York Times muajin e kaluar të titulluar “Aftësitë Sociale Superiore të Bilingualëve” (“The Superior Social Skills of Bilinguals.”) Kërkimi i fundit nga laboratori i psikologjisë zhvilluese të Kinzler tregon se “ekspozimi multilingual përmirëson jo vetëm aftësitë konjitive të fëmijëve, por edhe aftësitë e tyre sociale.”

Për shembull, një studim tregon se si fëmijët bilingualë tregojnë aftësi më të mira të përgjithshme të komunikimit se sa fëmijët monolingualë:

Ne morëm një grup fëmijësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga moshat 4 deri në 6 vjeç, nga sfonde të ndryshëm gjuhësorë, dhe i prezantuam me një situatë në të cilën duhet të merrnin nё konsideratё perspektivën e dikujt tjetër për të kapur thelbin e saj.

Për shembull, një e rritur i thoshte fëmijës: “Ohh, një makinë e vogël! A mund ta lëvizësh makinën e vogël për mua?” Fëmijët mund të shikonin tre makina-të vogëln, të mesmen dhe të madhen-por fёmija ishte në një pozicion që të vëzhgonte se personi i rritur nuk mund ta shihte makinën më të vogël. Meqënëse e rritura mund të shihte vetëm makinën e mesme dhe të madhe, kur ajo thoshte ‘makinën e vogël’, duhej t’i referohej makinës së ‘mesme’ të fëmijës.

Ne gjetëm se fëmijët bilingualë ishin më të mirë se fëmijët monolingualë në detyrat e tyre. Nëse mendoni rreth kësaj, kjo bën vetvetiu sens. Të interpretosh mënyrën e të shprehurit të dikujt, shpeshherë nuk kërkon vetëm të kuptosh përmbajtjen e fjalëve, por edhe kontekstin e tij. Çfarë di ose nuk di një folëse? Çfarë u përpoq ajo të përcillte? Fëmijët në mjedise multilinguale kanë eksperienca sociale që mundësojnë praktika rutinë në marrjen parasysh të perspektivave të të tjerëve: Ata duhet të mendojnë se cili flet çfarë gjuhe dhe kujt, cili kupton çfarë përmbajtje dhe kohët dhe vendet në cilat gjuhët e ndryshme fliten.

Në esencë, fëmijët që flasin gjuhë të tjera janë më të sinkronizuar me të tjerët.

Po fëmijët të cilët flasin vetëm një gjuhë, por janë rregullisht të ekspozuar ndaj gjuhëve të tjera?
Laboratori i Kinzler gjeti se “fëmijët të cilët ishin efektivisht monolingualë, por të ekspozuar rregullisht ndaj një gjuhe tjetër, për shembull, ata që kanë gjyshër të cilët kanë folur një gjuhë tjetër, ishin po aq të talentuar sa fëmijët bilingualë në këtë detyrë.” Gjithsesi, Kinsey raporton se “ekspozimi” i fëmijëve nuk bëri që këta të performonin më mirë se monolingualët e tjerë në detyrat konjitive.

Me fjalë të tjera, vetëm vendosja e fëmijëve në kontakt me një gjuhë tjetër (edhe kur nuk mësojnë ta flasin rrjedhshëm) mund të mos rrisë domosdoshmërisht koefiçientin e tyre të inteligjencës, por mund t’u japë atyre aftësi superiore komunikimi dhe të kontribuojë në një perspektivë më të gjerë.

Por nëse doni që të frymëzoni kuriozitet natyral dhe dashurinë për të mësuarin te fëmijët tuaj, mbani mend këtë: Ju nuk keni nevojë të jeni bilingualë.

Vetëm inkurajojini ata të jenë.

 

/Shkruar nga Justin Bariso dhe Publikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0