5 Kompanitë në buzë të "humnerës" që garantuan sukses! - Business Magazine Albania

5 Kompanitë në buzë të “humnerës” që garantuan sukses!


Nuk ka rëndësi se sa e mirë apo premtuese është ideja e biznesit, do të ketë momente që si një sipërmarrës do të pyesësh veten nëse kompania jote do të ketë sukses. Ato historitë tipike të netëve pa gjumë me një popullaritet eksploziv për ata pak njerëz fatlumë ka bёrё kultura e startupeve kolektive t’i drejtojë të rinjtë dhe sipërmarrësit pa eksperiencë për t’i parë këto histori si trajektoret tipike të bizneseve.

“Nga i varfër në i pasur” thjesht nuk reflekton realitet.

Një pjesë dërrmuese e bizneseve të suksesshëm provojnë mundimet, ndonjëherë me vite të tëra para se të përjetojnë një rritje në popullaritet dhe të ardhura. Sikur të ishin dorëzuar sipërmarrësit e disa prej kompanive më të mëdha dhe popullore, ato që ne i njohim sot, nuk do ta kishin arritur kurrë statusin e influencës kulturore që gëzojnë sot.

Këto kompani janë shembujt më të mirë të kësaj:

1. Apple

Historia e Apple është e mirënjohur për pjesën më të madhe prej jush, por ia vlen ta përsërisim për masivizimin që ka kompania. Pas një momenti të parë të krijimit të produkteve realisht unike dhe që ndryshuan rregullat e lojës nё industri, Apple përjetoi një rënie; në historinë e 12 viteve, inovacioni dhe popullariteti i saj ranë pas largimit të mendjes mё inovative Steve Jobs në 1985-n. Kur u ripunësua sërish në 1997-n, kompania po operonte me humbje dhe vit pas viti po i afrohej falimentimit.

Por pas fushatës së tij të suksesshme të rimarkimit, një iMac të ri në treg dhe një ristrukturimi të qëndrueshëm të pritshmërive të konsumatorëve, Apple u bë një nga kompanitë më të mëdha dhe më të suksesshme në të gjithë botën. Kjo gjithsesi ndodhi pas një rënie 12-vjeçare.

2. FedEx

FedEx nuk mbahet mend se kur erdhi si konkurrenti i fortë i logjistikës, në fakt ajo ka ekzistuar që prej 1971-it. Ajo nuk ishte historia e korporatës 30 miliardë dollarëshe që është sot. Sërish, pas disa viteve të operacioneve të qëndrueshme, rritjes së çmimeve të gazit dhe makthit të logjistikës, kompania po humbiste 1 milionë dollarë çdo muaj.

Erdhi një moment kur fondet e kompanisë arritën 5,000 $, por falë fatit në lojërat e fatit (tё themeluesit tё saj), kompania ia arriti të dilte nga situata dhe të mbante veten e saj për t’u shndërruar në gjigandin fitimprurës që njohim sot.

3. Airbnb

Airbnb është një tjetër kompani multimiliarda dollarëshe e njohur si “ylli” në botën e startupeve, një lojtar që dukej se u shfaq “brenda natës” dhe u rrit në diçka momentale. Gjithsesi, ky nuk ishte rasti.

Kur Airbnb lindi në 2008-ën, bënte luftë për mbijetesë; investitorë të shquar nga i gjithë Silicon Valley nuk e aprovuan idenë e tyre, dhe ekipi duhej të përshtaste disa rregullime financiare për të arritur qëllimet.

Pas këmbënguljes së pandërprerë, punonjësit e skuadrës së Airbnb më së fundmi gjetën investimet për të cilat kishin nevojë, dhe ndërtuan perandorinë që ju njihni.

4. Evernote

Pavarësisht disa problemeve të fundit, Evernote ka qenë një aplikacion (dhe kompani) masivisht e suksesshme, dhe lidere e dallueshme në termat e marrjes së shënimeve dhe softuereve të organizimit. Në 2008-n, kur kompania ishte ende e re, themeluesi Phil Libin bëri vendimin e vështirë për të mbyllur kompaninë, njëherë e mirë, duke kuptuar se nuk do të kishte kurrë sukses.

Më pas, në një kthesë të çuditshme të fatit, një investitor u zotua t’i jepte kompanisë 500,000 $ për t’i dhënë më shumë shtysë produktit, dhe ajo shtysë ektra ishte e mjaftueshme për t’i dhënë Evernote financimin për të cilin kishte nevojë për të patur sukses.

5. Reddit

Reddit është momentalisht një nga platformat online më popullore, me më shumë se 169 milionë vizitorë unikë çdo muaj, por ajo nuk filloi në atë mënyrë, dhe madje dështoi disa herë gjatë rrugës. Kur u lançua në 2005-n, ajo kishte zero vizitorë, si çdo website tjetёr në atë kohë. Pasi priti pak dhe kuptoi se përdoruesit nuk do të vinin vetë, themeluesit nisën të krijonin llogari të rreme dhe bënin biseda “të rrema” në platformë derisa disa vizitorë filluan ta dallonin këtë dhe të vinin brenda.

Me pak fjalë, kompania “falsifikoi” rrugën drejt suksesit dhe filloi të kuptonte se suksesi nuk do të vinte vetë (ose thjeshtë).
Morali i historisë? “Mos u dorëzoni kurrë” duket pak klishe dhe jo universale; sepse ekzistojnё shumë herë kur opsioni më i mirë është ta braktisësh idenё. Në vend të kësaj morali është se, nuk duhet t’i merrni shenjat e hershme të dështimit të mirëqena ose të pandryshueshme. Mbase nuk po tërhiqni shumë përdoruesë, ose të ardhurat nuk po rriten aq shpejt sa dëshironi. Por nëse keni një produkt të mirë dhe një skuadër të mirë, ekziston gjithmonë një shans për të patur sukses.

 

/Shkruar nga JAYSON DEMERS dhe publikuat nga Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0