India revolucion në sektorin e energjisë diellore - Business Magazine Albania

India revolucion në sektorin e energjisë diellore


India po masivizon gjithnjë e më shumë industrinë e energjisë diellore, për të cilën ka shpenzuar miliarda dollarë për dhjetëra projekte.

Pikërisht masivizimi i kësaj industrie ka bërë që çmimi i energjisë diellore të bjerë gjatë muajve të fundit, madje në nivelet e çmimit të energjisë së qymyrit.

Kjo do të thotë që projektet për energjinë e rinovueshme kanë rezuluar shumë efektive në një vend ku rreth 300 milionë njerëz vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Çmimi i energjisë diellore është aktualisht 10-15 për qind më e lartë se ajo e qymyrit dhe nëse do të vijohet këto trende çmimi i energjisë dillore do të jetë 10% më i ulët se ai ajo e qymyrit brenda vitit 2020.

Aktualisht qytetet më të mëdha të Indisë vuajnë nga ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0