Etika dhe morali në suksesin e një kompanie. Takim me sipërmarrësin Genci Likoskëndaj

Etika dhe morali në suksesin e një kompanie. Takim me sipërmarrësin Genci Likoskëndaj


Në eventin e radhës të organizuar nga Startup Grind Tirana, ku i ftuar ishte Genci Likoskëndaj, një sipërmarrës entuziast i teknologjisë, i cili prej vitesh operon suksesshëm në tregun e shërbimeve të IT dhe ofrimit të programeve komjuterike. Business Mag Albania si media partner dhe mbështetëse kryesore e eventeve të Startup Grind Tirana sjell për audiencën përmbledhjen e takimit dhe videon ku ju ftojmë ta ndiqni më poshtë.

Genci Likoskëndaj është lindur dhe rritur në qytetin e Fierit, në periudhën më të mirë që ka kaluar ai qytet, vitet ’80-’90 ku ai qytet ka qënë vërtet në dinamikë të plotë, si në fushën e arsimit, si në fushën e sporteve, si në fushën e kulturës, gjithashtu me diversitetin që ne kërkojmë ta kemi tek njerëzit. Prindërit e tij ishin nënpunës të mesëm, familja përbëhej nga 4 fëmijë dhe që të gjithë me arsim të lartë. Ai thekson se origjina e tij e largët është nga Vlora, tregon që këto 30 vitet e fundit, zhvilloi biznesin e tij në Tiranë duke qënë një sipërmarrës, bashkëshort dhe prind i lumtur. Në vitin 1993 ai themelon CCS duke theksuar se ishte momenti, habitati dhe koha e duhur për një vendim të tillë pasi ishte edhe një ndër brezat e parë të teknologjisë në një moment kur sistemi po degjeneronte. Ai thekson se në Shqipëri mungon ndarja sipas vlerave (by merits). Ai tregon aftësitë e tij të mira sipërmarrëse duke firmosur kontrata të ndryshme punësh që në moshën 13-vjeçare.

Etika-dhe-morali-në-suksesin-e-një-kompanie-businessmag

Në vitin 1992 ai diplomohet në Universitetin e Tiranës për informatikë me rezultate të shkëlqyera.Me energjinë dhe zgjuarsinë qe e karakterizonte pas një viti ai themelon Kompaninë e tij. Ne pyetjen vijuese për produktin e parë, klintelën e parë dhe si arriti ta menaxhonte kompaninë e tij, Genci na jep një këshille kineze: Në qoftë se nuk di te buzëqeshësh( jo të qeshësh) atëherë mos hap dyqan. Pra komunikimi dhe përgjegjshmëria ndaj klientit ështe vërtet e rëndësishme për të pasur sukses. Ai tregon edhe për suksesin që arriti me hapjen e kurseve, me vetëm 4 kompjutera. Partnerët e tij të parë ishin shokët e tij të dhomës pasi kërkesa për kurse vërtet arriti kulmin. Ai nënvizon se ndershmëria në një biznes është çelësi pët të pasur një klientelë të qëndrueshme.

Në moshën 25-vjeçare ai arrin të firmosë një kontratë të një institucion serioz të jashtëm. CCS ka pasur në fokusim përgjithësisht Hardware-t. Në vitin 2007 kemi Tetra Solutions me fokusim kryesisht në Software dhe integrimin e sistemeve. Të dyja kompanitë CCS dhe Tetra Solutions janë si dy motra por ofrojnë shërbime të ndryshme. Tetra merret me zgjidhjen e nevojave të klientit, është nje kompani e cila tregon pjekurinë e themeluesve dhe një fond të konsiderueshëm. Genci thotë që dallimi kryesor ndërmjet dy kompanive, CCS dhe Tetra Solution ështe se tek CCS nuk lejohej të behej qoftë edhe gabimi më i vogël për shkak të kushteve qe ndodheshin në vitet e krijimit të saj, ndërsa tek Tetra kishte “privilegjin të bente gabime të vogla, jo faje” dhe sërish të qëndronte në treg. Fondet për marketingun, trajnimet e ndryshme të punojësve nuk kanë munguar në të dyja kompanitë dhe sot ato zënë një vend vërtet të qëndrueshëm në treg. Ai flet gjithashtu edhe për CCS office dhe kompaninë e tij të katërt, GIS Albania e cila ofron shërbime vërtet pikante. Të 4 këto kompani ai i përkufizon si 4 fëmijët e tij për të cilët kujdeset që të rriten healthy dhe me maturi. Përsa i përket dështimit ai e përkufizon si një formë të të mësuari dhe një dështim konkret që ai ka kaluar ështe hapja e nje dyqani me rreth 40 mijë euro mall por pa llogaritur mirë kundërshtarët e tjerë të cilët ishin në treg dhe veprimet e pandershme që ai duhej të bënte për të arritur sukses. Sistemi i Teknologjisë së Informacionit ështe pjesë e zhvillimi të të tërës dhe kjo ështe sfida e këtij sektori sipas Gencit, gjithashtu edhe ikja e njerëzve të aftë jashtë shtetit shfaqet si problem. Hobi i tij ishte të merrej me sport dhe qitje. Për të rinjtë dhe të rejat ai rekomandon të bejnë share me njëri tjetrin.

Etika-dhe-morali-në-suksesin-e-një-kompanie-businessmag

Duke shprehur indinjatën e tij për sistemin tonë akoma ne punim e sipër ai fton audiencën me një ton të përzemërt për ndryshim. Duke bërë një paralelizëm figurative të sipërmarrjes me peshkimin (ndryshimi i motit, rreziqe të ndyshme , përballja me peshkaqenët, etj) thekson se sa e vështirë është sipërmarrja. Sipërmarrësit të cilët veprojnë në konkurrencë jo të barabartë në treg i krahason me peshkatarët të cilët hedhin dinamit në oqean nga kjo dalin problem si: shkatërrimi i faunës, cilësia e keqe e peshkut, risku për dëmtimin e vetëvetes gjatë hedhjes së dinamitit, një krahasim vërtet domethënës për sipërmarrësit në dukje të fuqishëm dhe të fortë. Përsa i përket ndryshimit të një kompanie nga një kompani e vogël në një kompani që operon rreth 5 mln të ardhura Genci flet për vështirësitë që hasen dhe e lidh këtë me ëndrrën dhe dëshirën për të arritur atë çka vërtet ke pasion duke kërkuar, zhvilluar, ndërtimin e standardeve dhe gjetjen e partnerëve të besueshëm dhe e gjitha varet tek struktura që ke ndërtuar.

Për sfidat e startup-eve për krijimin e një stafi të kualifikuar dhe mbajtjen e atij stafi Genci rekomandon sërish sharing, të krijojnë marrëdhënie motivimi duke mbajtur ata risk më shumë. Suksesi për Gencin ishte adrenalinë. Pyetjes se ku e shihte veten pas 5 vitesh Genci u përgjigj që kompania e tij të bëhej një kompani internacionale në vendet ku ka shumë për të bërë dhe thekson se pse mos të jemi ne shqpitarët brenda kufinjëve të modestisë pjesë e këtij ndryshimi.

 

/Startup Grind Tirana/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0