Cilët njerëz ju duhen për të arritur objektivat?

Cilët njerëz ju duhen për të arritur objektivat?


Kjo është periudha e vitit kur të gjithë shikojmë me shpresë përpara dhe duke mbajtur ‘sytë hapur.’ “Ky ka për të qenë viti im. Këtë vit dua të bëhem më i miri që kam Brenda vetes sime.”

Ne bëhemi pak egoistë dhe pyesim veten, “Çfarë kërkoj unë?”

Ju mund të shikoni artikuj të ndryshëm për të vendosur objektiva efektivë. Këta artikuj mundësisht ju tregojnë ju të njëjtën gjë: Bëjini objektivat të arritshëm. Jepini vetes një afat kohor.

Kjo është këshillë e përgjithshme. Gjithsesi, në qindrat artikujt që kam parë të më dalin para sysh në ekranin tim me këtë temë, asnjëri prej tyre nuk përmend një element vital për procesin tuaj të krijimit të objektivave.

Do të lexoni shumë në lidhje me kur dhe si të arrini objektivat tuaj. Por mos harroni “Kush”-in, pra individin.

Shumë pak objektiva arrihen nga ju dhe aq më tepër me ndihmën e vetëm vetes suaj. Asnjë person nuk është ishull, siç thotë një shprehje.

Gjatë udhëtimit tuaj drejt suksesit, ka 4 tipe të ndryshëm njerëzish që do t’ju duhen. Këta njerëz janë të vetmit që do t’ju ndihmojnë në përpjekjet tuaja. Por nëse nuk mësoni t’i kërkoni, ata thjesht mund t’ju kalojnë “tangent.” Kështuqë, cilët janë njerëzit të cilët mund t’ju ndihmojnë ju me suksesin personal?

1. Mentori

Ashtu siç e përmend edhe Joseph Campbell me “The Hero’s Journey,” të gjithë heronjtë e mëdhenj e kanë një mentor. Ashtu si Luka Skywalker kishte Yoda-n. Fëmija i karatesë kishte Zoti Miyagin. Katniss Everdeen kishte Haymitch Abernathy.

Një mentor është dikush që ka qenë një herë gjatë asaj rruge, që ka bërë të njëjtat gjëra dhe e ka fituar “medaljen.” Ai ose ajo është një person të cilit ju mund t’i drejtoheni, ta pyesni dhe t’i merrni këshilla. Nëse doni që biznesi juaj të rritet, rreshtojeni veten me dikë i cili ka patur sukses me të njëjtin model biznesi. Nëse doni të humbisni peshë, ju mund të merrni një trainer personal ose mund të kontaktoni një mik i cili tashmë e ka arritur qëllimin e tij për të humbur peshë trupore.

Identifikoni se cilët kanë ecur pikërisht në rrugën në të cilën jeni ju. Ndërtoni ose forconi marrëdhënien me ta. Mentorët tuaj do t’ju ndihmojnë të arrini objektivat tuaj në më pak kohë se sa ç’do t’ju duhej për ta bërë vetëm.

2. “Shënjestra”

Gjatë trainimeve dhe fjalimeve të mia, unë i referohem një “shënjestre” si një mënyrë e shkurtër për të thënë “personi i cili ju doni të influenconi.” Një “shënjestër” është personi nga i cili doni të dëgjoni fjalën “po.” Të gjithë kanë shënjestra. Bashkëshorti juaj mund të jetë shënjestra juaj ndërkohë që ju e bindni të shkoni me pushime në një resort me ski. Kolegu juaj mund të jetë një “shënjestër” ndërsa ju e motivoni atë gjatë një projekti.

Shënjestra juaj është personi që ju thotë “po” dhe që mund t’jua bëjë ëndrrën realitet, ose mund të thotë “jo” dhe të gjitha përpjekjet mund të duken si të shkuara dëm. Për objektivat tuaj, nga të cilët doni të dëgjoni “po”? Nga një klient i madh? Një investitor? Bashkëthemeluesi juaj?

Qartësohuni përsa i përket shënjestrave. Si mund t’ua bëni më shumë tërheqëse atyre idetë tuaja?

3. Ndihmësi

Ne të gjithë kemi nevojë për këta njerëz. Batman është më i mirë bashkë me Robin (ose Alfredin, varet se si e shikoni ju). Neo kishte nevojë për Trinity. Doctor Who nuk është vetvetja pa një shoqërues.

Çështja është se të gjithë kemi nevojë për dikë që qëndron jashtë vizave për të na bërë tifo. Por nëse nuk e keni identifikuar atë që do t’ju mbështesë kur të dilni për të “garuar,” atëherë ju nuk do ta dini se kujt t’i drejtoheni kur gjërat të ndodhin. Identifikojini këta njerëz, lidhuni sot me ta dhe jepuni atyre vlerësim tani për faktin që qëndrojnë në qoshen tuaj.

Gjithashtu, mos harroni të merrni në konsideratë edhe grupet mbështetëse. Këto grupe mund të rezultojnë shumë fuqizuese. Nëse po dëshironi të humbisni peshë, bëhuni i rregullt me palestrën. Nëse doni të krijoni një hapësirë të shëndetshme mendore, grupet e mbështetjes mund të jenë një parajsë e sigurtë për këtë. Nëse doni të shrehni shpirtin tuaj artistik, regjistrohuni për kurse pikture të përjavshme.

Pra, kë do sillni në skuadër? Kush do të ketë më shumë rëndësi për ju?

4. Ndërmjetësi

Ky është pa dyshim deri më tani, “kush”-i më i anashkaluar në procesin e krijimit të objektivave.
Ju keni një objektiv dhe keni nevojë të merrni pohimin nga një shënjestër, por dorëzoheni kur kuptoni se nuk keni akses të drejtëpërdrejtë te ajo shënjestër. Si mund të merrni pohimin e tyre nëse nuk merrni të paktën një përshëndetje prej tyre?

Nuk është fundi, ende.

Nëse e arrini edhe këtë, pyetja juaj e radhës është, “Kë njoh unë që është i lidhur me atë person?” bota jonë është më e vogël se kurrë. Shënjestrat tona ndonjëherë nuk janë më larg se një lidhje në LinkedIn larg. Ndërmjetësi është personi që mund t’ju prezantojë me shënjestrën. Ai ose ajo mund të bëjë lidhjen dhe ja ku ndodh magjia.

Kini në mendje procesin e bindjes, vëzhgoni, lidhuni dhe influenconi. Në këtë shembull, ju do të kaloni përgjatë këtij procesi dy herë, njëherë për ndërmjetësin dhe një herë për shënjestrën tuaj.

Ndërsa krijoni qëllimet tuaja, mos harroni të përfshini njerëzit të cilët do t’ju ndihmojnë gjatë ngjitjes suaj. Vendosja e objektivave nuk është funksion i një njeriu të vetëm. Suksesi arrihet gjithmonë me numra.

 

/Shkruar nga Shari Alexander, Publikuar në Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0