Ka hapur dyert Panairi më i madh i biznesit “Klik Ekspo Group” - Business Magazine Albania

Ka hapur dyert Panairi më i madh i biznesit “Klik Ekspo Group”


Përmes një ceremonie u çel pasditen e së enjtes në Tiranë Panairi Ndërkombëtar i Bizneseve “Klik Ekspo Group”.

Mbi 280 kompani nga të gjitha vendet e botës kanë mbushur të 3 katet e Pallatit të Kongreseve, ku për 5 ditë me radhë do të ekspozojnë produktet dhe shërbimet e tyre, duke e kthyer kështu Tiranën, në kryeqendrën e biznesit dhe kulturës.

Ministra të qeverisë shqiptare por edhe ministra të huaj nga Kina; Hungaria; Serbia etj, ishin të pranishëm në ceremoninë hapëse të Panairit, por nuk munguan gjithashtu edhe ambasadorë, delegacione dhe ekspozues e sipërmarrës të shumtë. Luan Muhametaj president i Klik Ekspo Group i uroi mirëseardhjen kompanive pjesëmarrëse ndërsa theksoi se në rrugëtimin e tij shumëvjeçar, Klik Ekspo Group ka ditur përherë t’ia dalë më sukses dhe t’u mbizotërojë krizave ekonomike mes të cilash ka kaluar jo vetëm vendi ynë por gjithë Evropa.

“Megjithëse problemet e krizës që po kalon vendi ynë si gjithë Europa dhe Ballkani, Kliku ka ditur të lundrojë në gjithë këtë oqean biznesi dhe me mjaft sukses. Klik mbetet një ekspansion” tha Muhametaj.

Ndërsa Ministri i Shtetit i Hungarisë si i ftuar nderi theksoi se pjesëmarrja e Hungarisë në evente të përmasave të tilla, është një element i vjetër dhe i rëndësishëm komunikimi midis kombeve, një traditë shumëvjeçare në çdo pjesë të Europës që kohë pas kohe të sjellin mallrat tona për tua u treguara atyre që jetojnë larg nesh. “Edhe ky panair i sotëm është një rast i shkëlqyer që Hungaria të komunikojë me kombin shqiptar. “Hungaria dhe Shqipëria nuk janë të panjohur për njëri-tjetrin, pasi kanë marrëdhënie të mira prej më shumë se 100 vjetësh. Që në shekullin e 15-të Gjergj Kastriot SKËNDERBEU kishte marrëdhënie aleance me udhëheqësit hungarezë; apo mbreti Zog që zgjodhi të martohej me një princeshë hungareze Geraldinën”.

Nga ana tjetër përfaqësues i bizneseve të Serbisë Marco Cadez theksoi se ky panair është i rëndësishëm për të gjitha vendet, jo thjesht për Serbinë, por edhe për Kosovën, Maqedoninë, Bullgarinë, Hungarinë e shumë vende të tjera të Ballkanit e më gjerë, për një ekonomi dhe treg të përbashkët, sepse vetëm duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin mund të jemi të suksesshëm me ekonomitë tona.

Përfaqësojnë vendin e tyre në ketë event të nëntorit ekspozues nga Kosova, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Greqia, Bosnjë Hercegovina, Sllovenia, Kroacia, Italia, Franca, Sllovakia, Hungaria, Republika Çeke, Austria. Por edhe ato realitete biznesi të cilat janë prezente si ekspozues në mënyrë alternative ose të përvitshme që vinë nga India, Polonia, Austria, Belgjika, Spanja, Argjentina.

Në Panairin e Klik Ekspo Group, zyrtarizohet Dhoma e përbashkët e Tregtisë Shqipëri-Serbi.

Dhoma e përbashkët e Tregtisë Shqipëri-Serbi është celebruar mbrëmjen e së enjtes, në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group, ku biznesi serb prezantohet me një pavion të veçantë.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj duke përshëndetur krijimin e Dhomës së përbashkët të Tregtisë Shqipëri-Serbi, u shpreh se formalizimi i kësaj dhome tregtie do te afroje bizneset e dy vendeve tona dhe do te beje me shume se sa kemi bere ne politikanet per ekonominë. Ai shprehu mbështetjen për rrugëtimin e këtij e te ardhmen e këtij institucioni.

Luan Bregasi, Kryetar i Biznes Albania dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Serbisë, Miroyub Aleksio, në ceremoninë e zyrtarizmit të Dhomës së përbashkët të Tregtisë Shqipëri-Serbi, u shprehen se, ky është një hap në ndihmë të biznesit të të dy vendeve, që kontribuon në të mirë të ekonomive të shteteve respektive.

Gjatë fjalës së tij Bregasi falenderoi Ambasadorin e Serbisë në Shqipëri për kontributin dhe mbështetjen që i ka dhënë krijimit të Dhomës së përbashkët të Tregtisë Shqipëri-Serbi, e cila do të jetë e aftë të bëjë më shumë për sipërmarrjen.

Ndërsa kryetari i Dhomës se Tregtisë së Serbisë, Miroyoub Aleksisu shprehu bindjen se ky bashkëpunim i ri mes bizneseve do të shtojë shkëmbimet tregtare mes dy vendeve dhe do të jetë një institucion në mbështetje të interesave të biznesit.

Krijimi i shoqatës së përbashkët është iniciuar nga biznesmenë të Serbisë si dhe është mbështetur nga Dhoma e Tregtisë së Shqipërisë, Dhoma e Tregtisë së Tiranës, si dhe shoqatave të tjera të biznesit në Shqipëri.

Prezenca e kompanive serbe në Panairin “Klik Ekspo Group” ka kaluar më shumë se një 10 vjeçar. Tashmë çdo vit më shumë se 30 kompani zgjedhin të ekspozojnë produktet e tyre në eventin më të rëndësishëm që organizohet në Shqipëri; Panairin Ndërkombëtar të Tiranës.

Përveç turizmit dhe energjetikës, Dhoma Ekonomike e Serbisë e sheh potencialin e investimeve në Shqipëri në projektet e ndërtimit, por edhe në kërkimin e tregjeve të reja.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0