BMW, Daimler, Ford dhe Volkswagen në një projekt së bashku - Business Magazine Albania

BMW, Daimler, Ford dhe Volkswagen në një projekt së bashku


Një ndërmarrje e përbashkët mes prodhuesve më të mëdhenj të makinave do të përpiqet t’a bëjë më të lehtë udhëtimin rreth Europës duke përdorur makina elektrike, në sajë të një rrjeti karikuesish deri në një kapacitet prej 350 kW, të cilat mund të zvogëlojnë në mënyrë drastike kohën e karikimit me atë që është në dispozicion sot.

Ekipi përfshin BMW, Daimler, Ford dhe Volkswagen. Planet për ndërtimin e stacioneve të shpejta janë bërë dhe fillimi i instalimeve thuhet se do të nis në vitin 2017.

Fillimisht, ky bashkëpunim ka identifikuar 400 vende në Europë, me qëllimin përfundimtar për të vendosur mijëra qendra karikimi deri në vitin 2020.

Teknologjia baza mbi të cilën do të bazohet rrjeti quhet “Combined Charging System” (CCS), e cila është një metodë e shpejtë, duke përdorur një kombinim lidhës AC / DC referuar si “Kombinimi bashkues”, në mënyrë që të japë një normë prej 350 kW. Standardi është mbështetur nga BW, BMW, Daimler dhe Ford, por edhe nga Hyundai, GM dhe FCA.

Standardi është i kontrolluar nga “Charging Interface Initiative”, një grup i themeluar nga Audi, BMW, Daimler dhe VW. Ata duan t’a vendosin CCS si një standard industrie. Tesla u bashkua me këto standardeve në Mars të këtij viti. Ajo ka raportuar në muajin Shkurt se po punon për një përshtatës që do të ndihmojë në mbështetjen e standardit të përdorur nga karikuesit CCS.

Burimi: techcrunch.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0