Kjo lëvizje nga gjigandi Amazon vjen pas risisë që nxori rivali i saj kryesor, Netflix. Ky i fundit bën të mundur shkarkimin e filmave dhe më pas shikimin e tyre pa patur shërbim interneti.
Prime Video është një shërbim ‘video-on-demand’, që lejon shikimin e filmave dhe serialeve që ndodhen në databazën e Amazon.
Disa nga titujt që do të gjenden në databazën e Amazon janë seriale si Mozart in the Jungle, Transparent, The Man in the High Castle dhe The Grand Tour. Por edhe pse Amazon kalon Netflix me shtrirjen e saj më të madhe globale, është pikërisht Netflix ai që ka një hap përpara, pasi databaza e filmave dhe serialeve të tij është shumë herë më e populluar se ajo e Prime Video.
Në Shqipëri e Kosovë ndoshta do të jetë çmimi ai që do të bëjë që klientët të anojnë nga ana e Amazon, pasi muaji i parë në Amazon Prime Video është vetëm 2.99 Euro, me javën e parë falas. Më pas çmimi shkon në 5.99 Euro.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto