Shërbimi streaming ka bërë të ditur se filma të caktuara dhe seriale, duke përfshirë “Orange is the New Black” dhe “Narcos”, mund të shkarkohen për t’i parë më vonë. Tipari i ri është pa pagesë për përdoruesit me një abonim në Netflix dhe është tashmë në dispozicion .
Kompania e ka shtuar funksionin në sajë të kërkesës së lartë nga konsumatorët.
“Ndërsa shumë anëtarëve ju pëlqen të shikojnë Netflix në shtëpi, ne kemi dëgjuar shpesh se ata duan të vazhdojnë të shohin filma ndërsa ata janë në aeroplan apo në vende të tjera ku interneti është i shtrenjtë apo i kufizuar.”
Për të ruajtur një episod të një shfaqje televizive apo një film që t’a shikoni offline, ju do të duhet të shkarkoni update-in e ri për aplikacionin Netflix. Pasi shkarkohet, log in (futuni në adresën tuaj) dhe shkoni në faqen e informacionit të episodit që ju dëshironi të shkarkoni. Këtu do të ketë një buton download që ju mund t’a shtypni.
Disa përmbajtje të cilat nuk janë në dispozicion për t’u shkarkuar ende, mund të shtohen në javët e ardhshme, pasi Netflix po negocion për të drejtat e autorit me krijuesit.
Nuk do të ketë kufizime për udhëtimet jashtë vendit, me përmbajtje të bazuar në të drejtat e atuorit për ato shfaqje. Nëse ju udhëtoni në një vend ku një shfaqje nuk është licencuar, do t’ju dalë një mesazh gabimi që do thotë: “Nuk është në dispozicion për t’u shikuar në këtë vend”.
Burimi: telegraph.co.uk