Një hile e thjeshtë sigurie që drejtori i FBI-së përdor për të mbrojtur kompjuterin - Business Magazine Albania

Një hile e thjeshtë sigurie që drejtori i FBI-së përdor për të mbrojtur kompjuterin


Në botën moderne, kompjuteri juaj është pjesë e të dyja jetëve, asaj personale dhe asaj profesionale. Ti mbështetesh në të për të qënë i informuar, i lidhur, për t’u argëtuar, etj. Po nëse vetë kompjuteri të parashtrojë një rrezik të madh sigurie?

Këtë muaj, drejtori i FBI James Comey vizitoi Washington, D.C. për të diskutuar për sigurinë kibernetike.

Ai tha se sulmet kibernetike janë “të pashmangshme”, dhe theksoi nevojën e qytetarëve për t’a marr më seriozisht sigurinë e tyre. Ai i nxiti njerëzit “të bënin pyetjet e duhura dhe mos të mendojnë se dikush tjetër duhet të kujdeset për sigurinë e tyre.”

Më pas ai u pyet nëse vendoste ngjitës në kamerat e shtëpisë së tij, Comey u përgjigj: “Oh po, sigurisht që po.”

Unë fillimisht mendoja se njeëzit që e bënin këtë ishin paranojakë. Unë mendoja se të mbuloje web-kamerat ishte një gjest i sëmurë, dhe unë e shikoja si diçka qesharake. Por jo më!

Ka dy lloje web-kamera: të lidhura me internetin dhe të lidhura me kompjuterin.

Web-kamerat e lidhura me internetin lidhen me Wi-Fi dhe kanë adresën e tyre IP. Ato mundësojnë akses në distancë, kështu që mund të lidhesh direkt me to kudo që ndodhesh. Gjithsesi kjo gjithashtu nënkupton se hacker-at mund të lidhen nëse ata e dinë password-in, dhe një raport i Naked Security në vitin 2014 ka treguar se mbi 70,000 web-kamera hapeshin automatikisht nga paswordet. Prandaj ju në mënyrë të vazhdueshme duhet të ndërroni password-et.

Web-kamerat e lidhura me kompjuterin janë më të vështira për t’u hack-uar, por përsëri ekziston mundësia. Këtu përfshihet kamera në ekranin e laptopit tuaj, ose ato që ju i lidhni me USB.

Hacker-at nuk janë të vetmit që ju shikojnë.

Marcus Thomas, ish-drejtor i Divizionit Operacional të Teknologjisë së FBI, është shprehur se skuadra e tyre ka infektur kompjuterët me malware (software virus), dhe në këtë mënyrë ata janë në gjendje të kontrollojnë web-kamerat në çdo kohë.

Çfarë do të shikonte dikush nëse do të kontrollonte kamerën tuaj? Çfarë informacioni do të gjente ai për ty, biznesin tënd, rutinën, trurin tënd madje dhe familjen tënde?

Në Qershor, Mark Zuckerberg postoi një foto në instagram, sfondi i së cilës tregonte se ai i mbulonte të dyja dhe web-kamerën dhe mikrofonin e laptopit.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 65 të numrit 12 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 12 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0