R. Branson: Përse koha në universitet duhet të përgjysmohet! - Business Magazine Albania

R. Branson: Përse koha në universitet duhet të përgjysmohet!


Ndërkohë që ka ardhur koha që studentët të kthehen në auditore apo të futen aty për herë të parë, kam menduar mbi efektivitetin e sistemit arsimor aktual.

Unë nuk shkova në universitet – E lashë shkollën për të filluar biznesin tim të parë dhe nuk e ktheva më kokën pas. Por sigurisht që universiteti ka një rol të rëndësishëm për të luajtur tek shumë njerëz. Është thelbësore për ata që duan të kenë një karrierë në një fushë të specializuar, siç ishte vajza ime Holly, e cila u trajnua në mjekësi. Është po ashtu një vend i shkëlqyer për të mësuar për studentët e pjekur të cilët dëshirojnë të zgjerojnë horizontet e tyre. Plus, benefitet sociale të universiteti nuk duhen nënvlerësuar.

 

Megjithatë, për shumë njerëz është thjesht e padobishme të shpenzojnë 3 apo 4 vite duke shkuar në pak leksione gjatë javës pa fituar asnjë përvojë praktike në këtë proçes. Për ata që duan të bëhen sipërmarrës, do të ishte shumë më mirë ti drejtoje në ambiente pune, për të zhvilluar mjeshtëritë dhe për të mësuar nga gabimet.

Skemat e kredive për Startup-e, të tilla si Virgin StartUp në Mbretërinë e Bashkuar mund të sigurojnë financim për njerëzit me plane të zgjuara biznesi të cilët kanë nevojë për mbështetje që ta nisin idenë e tyre nga zero. Për shumë studentë të ardhshëm, ky është një përdorim shumë më produktiv i kohës dhe investimit se sa të futen në borxhe për të ndjekur një kurs që nuk ka përfitime në jetën reale.

Për më tepër, kohëzgjatja që duhet për tu diplomuar është shumë e gjatë për të qenë praktike për botën moderne. Pak vite më parë, unë vizitova Kilin dhe u habita kur zbulova se ka ende kurse 7 vjeçare dhe studentët akumulojnë borxhe të mëdha me interesa të tepruara.

Me më tepër planifikim efiçient, kurset universitare mund të përfundojnë brenda 18 muajve apo 2 viteve, duke reduktuar në këtë mënyrë borxhet e studentëve dhe duke rritur produktivitetin.

Është e domosdoshme të të ri-dimensionohen universitetet në gjithë globin për ti bërë ato më të arritshme financiarisht, më të aksesueshme dhe më të dobishme për studentët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0