FMN, kriza solli rritjen e taksave direkte në Shqipëri

FMN, kriza solli rritjen e taksave direkte në Shqipëri


Një raport i fundit i FMN, vëren se shumica e vendeve i janë përgjigjur krizës së borxheve duke ulur shpenzimet. Të tjera kanë rritur taksat indirekte që vendosen mbi konsumin si tatimi mbi vlerën e shtuar për të mbledhur më shumë të ardhura.

Por veç këtyre, ka dhe një grup të vogël vendesh, më saktësisht 3 të tillë, të cilët kanë rritur taksat e drejtëpërdrejta që vendosen mbi biznesin dhe individët si tatimin mbi fitimin apo atë mbi të ardhurat vetjake. Shqipëria është një prej tyre. Dy vendet e tjera janë Serbia dhe Sllovakia.

Në Republikën Sllovake tatim-fitimi u rrit nga 20 në 23 për qind. Ndërsa në Shqipëri dhe Serbi kjo taksë u rrit ngta 10 për qind që ishte në 15 për qind. Në vendet e tjera të Europës tatimi mbi fitimin është ulur ose është mbajtur i pandryshuar me nivelet e para krizës.

Sipas FMN, Shqipëria dhe Serbia janë aktualisht dy vendet me nivelin më të lartë të tatimit mbi fitimin në Ballkanin Perëndimor me 15 për qind, ndërkohë që në të gjithë vendet e tjera, si Malin e Zi, Maqedoni, Kosovë dhe Bosnje, kjo taksë është 10 për qind.

Sipas FMN, vendet e Ballkanit perëndimor janë ato me me taksat më të ulëta në Europë. Në ekonomitë e avancuara të zonës euro, norma mesatatare e tatim fitimit është 25 për qind, ndërsa në ekonomitë e tjera në zhvillim ajo luhatet nga 15 në 20 për qind.

Por edhe pse krahasuar me ekonomitë e zhvilluara europiane, Shqipëria mbetet një vend me taksa të ulëta, sipërmarrësit ankohen se konkurrentët tanë të drejtëpërejtë janë vendet e Ballkanit, të cilat e kanë më të vogël tatim fitimin. Ndaj në më shumë se një rast, Shoqatat e biznesit i kanë kërkuar qeverisë të rishikojë politikën e taksave për të mos e bërë vendin jonkurrues ç’ka mund të devijonte investimet në vende fqinje.

/Top-Channel/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0