Të gjithë e njohin Evan Blass me llogarinë @evleaks në rrjetin social Twitter, i cili në të kaluarën ka rezultuar një burim i besueshëm informacionesh në lidhje me industrinë mobile.
Të Premten, ai shkroi në rrjetin social Twitter se Telekomi Amerikan, AT&T, po testonte dy variante të Galaxy S7 me emërtimet e koduara SM-G930A dhe SM-G935A me një debutim të mundshëm në ditët e para të 2016-tës.
Vetë gjigandi korean ka dhënë shenjat e para se Galaxy S7 do të mbërrinte me herët sesa zakonisht përforcuar edhe nga një raport i Reuters duke cituar burime koreane pak javë më parë. Evenimenti tradicional i fillim vitit CES 2016 duket momenti perfekt për zyrtarizimin e Galaxy S7-tës.
Jo pak herë në të kaluarën Samsung ishte përpjekur të prezantonte modelet e reja të linjës Galaxy S përpara Kongresit Mobil Botëror, i cili hap siparin në fund të muajit Shkurt.
Por pyetja më intriguese ngelet “Pse-ja”. Galaxy S6 dhe S6 Edge padyshim janë dy nga telefonët më të mirë sot në treg. Një arsye e fortë mund të jetë tendenca e Samsung për të konkurruar më drejtpërdrejtë me Apple dhe modelet e reja iPhone 6S dhe 6S Plus.
Forbes shkruante se një teori potenciale mund të jetë debutimi i Samsung në CES 2016 për të rezervuar Kongresin Mobil Botëror për një produkt tjetër të ri. Në lidhje me detajet e Galaxy S7, pak kemi dijeni. SamMobile ka njoftuar se Galaxy S7 do të vijë në dy variante: Me proçesor Exynos dhe Sanpdragon 820.
/PC World Albanian/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto