6 Mësime të fuqishme rreth dështimit që i shërbejnë suksesit

6 Mësime të fuqishme rreth dështimit që i shërbejnë suksesit


Dështimi është pjesë e jetës, depresionet janë pjesë e mënyrës së jetesës dhe katastrofat janë padyshim pjesë e bizneseve. Ajo vjen me territorin. Askush nuk është bërë tmerrësisht i suksesshëm nëse nuk ka përjetuar disfata.

Por për shumë prej nesh instikti i parë ku vjen fjala te dështimi është të qënit i turpëruar ose i vënë në siklet. Mbase kjo është mënyra se si na bën dështimi të ndihemi. Ne e trajtojmë dështimin sikur kemi bërë diçka të keqë dhe pasi ndodh të ndihemi të poshtëruar.

Por e vërteta është se dështimi do të ketë gjithmonë një pjesë të madhe të historisë sonë të suksesit, kështuqë sa më shpejt ne të rreshtim së turpëruari prej dështimeve tona, aq më mirë do të jetë të mësojmë prej dështimeve tona.

Le të fillojmë të mësojmë rreth mënyrave se si mund ta përdorim dështimin për të na çuar drejt suksesit.

1. Bëni kujdes se si i flisni vetes, sepse jeni po ju që po dëgjoni. Menaxhojeni bisedën me veten ose përndryshe do të ndiheni si njeri pa vlerë. Kjo është në mënyrë kritike e rëndësishme. Kur dështimi “djeg”, lëreni që të djegë për një moment dhe më pas bëni çdo gjë të mundshme për t’i folur vetes pozitivisht dhe për t’iu rikthyer “shinave.” Qëndroni i/e hapur dhe pozitiv/e me veten tuaj.

2. Është më mirë të bëni diçka që nuk është perfekte se sa të rrini pa bërë asgjë sepse nuk dini ta bëni perfekte. Lloji më i KEQ i dështimit është të MOS ndërmerrni asnjë veprim. Kur ju vendosni të mos bëni asgjë, po rrezikoni të bëni gabimin më të madh, që me sigurinë më të madhe nuk po ju çon askund.

3. Ne jemi produkt i së kaluarës sonë, por nuk duhet t’i lëmë gabimet tona të na përcaktojnë atë që jemi. Vetëm sepse e kaluara nuk ishte ashtu siç e kishit dëshiruar, kjo nuk do të thotë se ajo që ndodhet para jush nuk do jetë më e mirë. Pjesa më e madhe e njerëzve kanë frikë të flasin rreth dështimeve që kanë pasur, sepse kanë frikë të përcaktohen nga ato.

4. Armiku i suksesit nuk është dështimi, por frika ndaj suksesit. Kur frika të çon në apati dhe pasivitet, mënyra për ta hedhur pas krahëve këtë gjendje është që të përballesh me dështimin sesa ta shmangësh atë. Kur frika e të mos bërit asgjë e tejkalon frikën e të bërit gabim të gjërave, ky është momenti që tregon se më në fund gjërat po lëvizin.

5. Veprimet konsistente krijojnë rezultate konstante. Fuqia nuk vjen nga ajo që mund të bësh ti; stresi vjen nga tejkalimi i gjërave që gjithmonë ke menduar se nuk mund t’i bëjë dot. Kështuqë lëre veten “të bjerë në tokë”, por mësoje që “të shkundë pluhurin” dhe në këtë mënyrë do të ngrihesh dhe do të ecësh përpara. Konsistenca është çelësi drejt suksesit.

6. Nuk mund t’ia dalësh i(e) vetëm (vetme) dhe as nuk duhet në fakt! Ndonjëherë dështimet tona na mbajnë “të ngecur” në rrugët tona të vjetra dhe na duhet suport për të hequr qafe zakonet e këqija. Gjeni një trainer, një mentor, një mik, i cili ju mbështet në përpjekjet tuaja dhe ka eksperiencën që do t’ju ndihmojë për të kapur suksesin.

Dështimi është e vetmja mënyrë për t’u rritur, zhvilluar dhe mësuar, sepse kështu mësojmë të kemi sukses.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0