Si të inkurajoni punonjësit tuaj të marrin pushimet që u takojnë?

Si të inkurajoni punonjësit tuaj të marrin pushimet që u takojnë?


Në pamje të parë, ka kuptim. Më shumë njerëz për pushime do të thotë më pak punonjës në dispozicion, që do të thotë normalisht më pak punë të përfunduar. Humbja e balancës punë-jetë personale është arsyeja e dytë sepse njerëzit baktisin punën.

Punonjësit duhet ta pëlqejnë punën që bëjnë për të qenë të angazhuar, produktivë dhe të rigjallëruar. Këto janë disa mënyra me anë të cilave kompanitë e deprivojnë veten e tyre dhe punonjësit nga përfitimet e pushimeve:

1. Duke e injoruar këtë të mirë: Në rradhë të parë duhet të dini përfitimet që kanë punonjësit prej pushimeve. Ato përmirësojnë shëndetin. Ato përmirësojnë mënyrën se si punojnë punonjësit tuaj dhe se si ndihen ata, kompanitë duhet të mbajnë në mendje se njerëzit nuk janë makineri, ata janë ‘njerëz’! Të refuzosh të pranosh benefitet që kanë punonjësit prej pushimeve, mbase nuk do t’i bëjë ata që të lënë punën, por pa dyshim se do t’i largojë ata nga fokusi dhe do të rrisin kritikat ndaj kompanisë suaj.

2. Duke krijuar politika të paqarta dhe politika imagjinare të kohës së paguar të pushimeve: Nëse u jepni punojësve tuaj 15 ditë kohë për pushime në vit, kjo nuk është ndonjë krim i madh. Priteni që të ndodhë një gjë e tillë. Madje inkurajojeni. Një trend i politikave të pushimit është se ato zakonisht nuk përdoren nga punojësit. Kjo prej frikës se ata shqetësohen se do të penalizohen nëse do të marrin pushime duke mos ditur se sa kohë kanë në dispozicion për këtë gjë.

3. Duke kërkuar që të kontaktojnë punojësit edhe kur marrin pushimet: Sigurisht që emergjenca paraqiten. Mund të kesh nevojë të telefonosh punonjësit që janë nisur për pushime. Por, nëse dikush tjetër në zyrë mund të bëjë gjërat për të cilat keni nevojë ju, ose çfarëdolloj pune që lidhen me emergjencën, mos prisni që të kontaktoni punojësit e larguar me pushime për të zgjidhur emergjencat. Të papriturat e punës ndërkohë që punonjësit pushojnë është një nga arsyet kryesore të prishjes së ‘kontratës’ mes punëdhënësit dhe punonjësve. Zakonisht, askush nuk vdes edhe nëse lindin këto emergjenca apo nuk u respektuan afatet. Ndodh që çështjet mund të presin edhe ca ditë. T’i lini punonjësit që të pushojnë të qetë ca ditë pa ua ndërprerë relaksin, për të cilin kanë nevojë, është mirë për kompaninë tuaj, por në rradhë të parë është humane.

4. Ngarkesat e punës: A ndihen punonjësit tuaj që po ndodhin kaq shumë gjëra për kompaninë saqë e kanë të pamundur të largohen? Ata sigurisht që duhet të punojnë shumë, duhet të fokusohen te puna. Por ngarkesa e punës duhet të jetë e menaxhueshme.

Por ju keni në dorë të bëni disa gjëra për të përmirësuar situatën. Ndryshojeni mentalitetin që keni për pushimet dhe vlerësoni punonjësit mjaftueshëm për t’u dhënë kohë të dobishme pushimesh. Është absolutisht e domosdoshme, dhe është gjëja më e drejtë. Ja disa mënyra për t’i inkurajuar punonjësit për të marrë pushimet e tyre:

1. Koha e pushimit. Kjo është e qartë, por disa kompani nuke e bëjnë. Jepu punonjësve një sasi kohe të denjë për të pushuar. Gjej mënyrat për t’i inkurajuar ata për t’i përdorur pushimet. Ju mund të limitoni se për sa kohë mund ta përftojnë punonjësit kohën e pushimeve, kështuqë këta të fundit ose do ta fitojnë ose do ta humbin. Boll me mospagimin e punonjësve gjatë kohës që ata marrin pushimet (kjo i bën të ndihen sikur të marrësh pushime u kushton para); mjaft më me shpërblimet ndaj punonjësve që nuk i marrin pushimet e tyre në mënyrë që të punojnë dhe mjaft me ‘ndëshkimet’ ndaj atyre që i shfrytëzojnë pushimet e tyre dhe bëjuani të lehtë punonjësve për të kërkuar pushimet.

2. Benefite të pushimeve. Shumë kompani po mundohen të gjejnë rrugë kreative për të inkurajuar pushimet. Ka kompani të cilat organizojnë festa të tilla ku punojësit vijnë në punë me valixhet gati dhe pak prej tyre janë fatlumët që përzgjidhen për të shkuar diku për pushime. Disa kompani u ‘dhurojnë’ pushime punonjësve duke ua bërë më të realizueshme financiarisht me anë të dhënies së bonuseve që mund t’i shfryëzojnë për pushimet e tyre.

3. Kultura. Kultura e kompanisë duhet të fuqizojë punonjësit për t’i marrë dhe për t’i shijuar pushimet. Në BambooHR, punonjësit postojnë fotot e tyre të pushimeve në një rrjet të brendshëm social të kompanisë. Në këtë mënyrë ata pyesin njëri-tjetrin se si ia kaluan gjatë pushimeve ose shprehen për gëzimin me të cilin po i presin pushimet që po afrojnë. Kompanitë duhet të fillojnë të kujdesen më shumë për forcën e tyre punëtore dhe t’i trajtojnë ata si njerëz që mbartin një vlerë të caktuar.

Ka shumë benefite kur u siguroni punonjësve tuaj pak kohë pushimi larg ambjentit të zyrës. Dhë më specifikisht ju si kompani përfitoni në mënyrë të tërthortë një angazhim më të lartë prej punonjësve, kënaqësinë e tyre në vendin e punës, produktivitet dhe rigjallërim. Njerëzit thjesht performojnë më mirë kur kanë balancë dhe pushimet janë vendimtare për arritjen e kësaj balance. Kur u jepni punonjësve tuaj kohën e pushimit për të cilën kanë nevojë, kultura juaj, punonjësit vetë dhe të gjithë të tjerët do të përfitojnë prej kësaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0