I themeluar në maj të vitit 2024 nga Endri Ndoni, ky klub përfaqëson kapitullin e parë të lëvizjes Toastmasters në Shqipëri, një lëvizje që tashmë ka plot një shekull që po ndryshon jetën e miliona njerëzve në të pestë kontinentet. Brenda dy viteve të parë, klubi nuk u mjaftua vetëm me ekzistencën. KLUBI SHKËLQEU.
Një shekull histori, një mision i përhershëm
Më 22 tetor 1924, në bodrumin e një YMCA-je në Santa Ana të Kalifornisë, një burrë i thjeshtë me emrin Ralph C. Smedley, mblodhi rreth njëzet e pesë persona rreth një ideje radikale: se çdo individ mund të mësojë të flasë me bindje dhe të udhëheqë me besim, mjafton që t’i ofrohet një mjedis mbështetës ku praktika bëhet mënyra kryesore e të mësuarit.
Një shekull më vonë, ajo ide e thjeshtë ka marrë përmasa globale. Toastmasters International sot numëron më shumë se 270,000 anëtarë në më shumë se 14,000 klube, të shpërndara në 150 vende të botës. Nga korporatat më të mëdha në Silicon Valley te komunitetet në Afrikën Sub-Sahariane, nga studentët universitarë në vendin e sipërmarrjes në Dubai – Toastmasters ka provuar se aftësia për të komunikuar me efektivitet nuk është talent i lindur, por një aftësi që kultivohet.
Metodologjia është elegante në thjeshtësinë e saj: anëtarët përgatisin dhe mbajnë fjalime, mbajnë qëndrime mbi pyetje spontane, të njohura si Table Topics, dhe ofrojnë e marrin vlerësime konstruktive nga njeri-tjetri. Çdo rol në mbledhje, nga moderatori te kohëmatësi, ndihmon në ndërtimin e aftësive të lidershipit. Është një sistem që funksionon sepse bëhet fjalë për praktikën, jo për teorinë.
“Komunikimi efektiv nuk është një dhuaratë natyrore. Është një aftësi që mësohet, praktikohet, dhe përsoset, fjalë pas fjale, fjalim pas fjalimi.” — Ralph C. Smedley, Themelues i Toastmasters International
Tiranë, kur vizioni bëhet realitet
Shqipëria po përjeton një transformim ekonomik dhe kulturor dhe sipërmarrja dhe profesionalizmi po bëhen vlera qëndrore të një brezi të ri. Pikërisht në këtë kohë, Endri Ndoni pa një boshllëk që priste të mbushej: mungesën e një platforme të strukturuar për zhvillimin e aftësive të komunikimit dhe lidershipit. Në maj të vitit 2024, ai themeloi Toastmasters Tirana, klubin e parë Toastmasters në Shqipëri.
Ata që e njohin botën e Toastmasters e dinë se çfarë do të thotë të nisësh një klub nga zero: të gjesh anëtarët e parë, të ndërtosh një kulturë, të kuptosh rregullat ndërkombëtare, dhe të mbash motivimin në një treg ku koncepti i Toastmasters ishte pothuajse i panjohur. Por ajo që ndodhi në vazhdim e tejkaloi çdo pritshmëri.
President’s distinguished: një arritje historike
Në fund të vitit të parë, Toastmasters Tirana u shpall President’s Distinguished Club – niveli më i lartë i njohjes që një klub mund të arrijë në kuadër të Distinguished Club Program të Toastmasters International. Ky program mat performancën e klubit nëpërmjet dhjetë treguesve kyesorë që përfshijnë: arritjet edukative të anëtarëve, rritjen e anëtarësisë, trajnimin e oficerëve, dhe administrimin e përgjithshëm të klubit.
Për të marrë titullin President’s Distinguished, një klub duhet të përmbushë të paktën 9/10 objektivat, së bashku me kërkesat për anëtarësinë. Toastmasters Tirana përmbushi 10/10. Për ta vendosur në kontekst: shumë klube me përvojë dekadash nuk e arrijnë asnjëherë këtë nivel. Toastmasters Tirana e realizoi që në vitin e parë të jetës, një dukuri jashtëzakonisht e rallë në botën e Toastmasters.
Kjo arritje, përveçse statistikë, dëshmon për cilësinë e lidershipit të klubit, për angazhimin e anëtarëve, dhe për një kulturë që e vendos ekselencën në qendër të çdo vendimi. Ajo tregon se në Tiranë nuk ka mungesë talenti, ka mungesë vetëm platformash që e nxjerrim në pah atë talent. “President’s Distinguished nuk është thjesht një çmim. Është pasqyrë e një komuniteti që funksionon me përkushtim, disiplinë, dhe dëshirë të sinqertë për rritje.”
Lexo edhe: Si platformat digjitale po zhvendosin konfliktet nga gjykatat në arbitrazh privat
Impakti, më shumë se fjalime
Do të ishte e thjeshtë ta reduktoje Toastmasters në një klub fjalimesh. Por realiteti është më i thellë. Anëtarët e Toastmasters Tirana vijnë nga fusha të ndryshme: sipërmarrës, drejtues ekzekutivë, profesionistë të burimeve njerëzore, inxhinierë, juristë, dhe studentë që sapo kanë hyrë në tregun e punës. Ajo që i bashkon është një nevojë universale: të komunikosh me qartësi, të bindësh me argumente dhe të udhëheqësh me besim.
Në një mjedis biznesi gjithnjë e më konkurrues, ku vendimet merren në minuta dhe mundësitë humbasin në sekonda, aftësia për të artikuluar një ide me precizion bëhet avantazh strategjik. Toastmasters nuk mëson vetëm të flasësh. Mëson të mendosh nën presion, të dëgjosh në mënyrë aktive, të japësh komente që frymëzojnë, dhe të menaxhosh situata të paparashikuara me qetësi dhe profesionalizëm.
Klubi tashmë ka më shumë se 20 anëtarë aktivë dhe mblidhet dy herë në muaj, çdo të martë të dytë dhe të katërt, në orën 19:00, në Bitter Bistro Pub & Coworking Space, në Bulevardin Zogu I. Atmosfera është një kombinim unik energjie profesionale dhe ngrohtësie njerëzore, një vend ku frika zvëndësohet me kurajtën dhe ku secili inkurajohet të ecë më tej kufijve të tij.
Tirana në hartën ndërkombëtare
Suksesi i Toastmasters Tirana ka kapur vëmendjen edhe jashtë kufijve. Në dhjetor 2024, klubi ishte pjesë i organizimit të Konferencës Dimërore të District 109, distrikti që përfshin Shqipërinë, Italinë, dhe Maltën, e 13 shtete të tjera. Mbi 120 anëtarë ndërkomëtarë nga 16 vende u mblodhën në Tiranë për tre ditë debati, të mësuari, dhe ndërlidhjesh që vazhdojnë edhe sot.
Më e rëndësishme akoma: në vitin 2026, Konferenca Vjetore e District 109 do të mbahet përsëri në Tiranë, duke e vendosur kryeqytetin Shqiptar në qendër të hartës së Toastmasters në Europën Jugore. Ky është një sinjal i qartë se Tirana nuk është thjesht pjesë e këtij rrjeti, ajo po bëhet një pikë referimi në të. Në këtë konferencë deri tani janë shitur 260 bileta nga pjesëmarrës nga 16 kombësi të ndryshme, por ka ende hapësirë nëse dhe ti do të bëhesh pjesë. Nuk është kusht për pjesëmarrje anëtarësimi në Toastmasters Tirana Club.
Linku për të marrë biletën: https://conference2026.district109.org/
Pjesëmarrja është falas!
Regjistrohu këtu për pjesëmarrjen!
Kontakt: +355 67 60 56 452
Pse Toastmasters, pse tani?
Në një botë të mbushur me mesazhe digjitale, email-e të shpejta dhe prezantime të mbingarkuara me slide, aftësia për të ndikuar përmes të folurit bëhet gjithnjë e më e rrallë dhe gjithnjë e më e çmuar. Studimet ndërkombëtare tregojnë vazhdimisht se komunikimi efektiv është ndër aftësitë më të kërkuara nga punëdhënësit në të gjithë botën, pavarësisht sektorit apo pozicionit.
Toastmasters International, me një shekull përvojë, ka ndërtuar një ekosistem edukativ që i përshtatet çdo niveli. Programi “Pathways” ofron gjashtë rrugëtime mësimore të ndryshme, nga “Prezantimi Publik” te “Lidershipi Strategjik”, duke i dhënë secilit anëtar mundësinë të ndërtojë një plan zhvillimi të personalizuar. Nuk ka provime, nuk ka nota, nuk ka presion akademik. Ka vetëm praktikë, komente, dhe përmirësim të vazhdueshëm.
Dhe mbi të gjitha, ka një komunitet. Sepse në fund të ditës, Toastmasters nuk është një kurs online që harrrohet pas një jave. Është një rrjet njerëzish që investojnë në njeri-tjetrin, që festojnë sukseset e vogla po aq sa të mëdhatë dhe që e kuptojnë se rritja nuk është destinacion por është udhëtim. “Në një botë që lëviz me shpejtësi, ata që dinë të komunikojnë me qartësi nuk thjesht mbijetojnë, ata udhëheqin.”
Hapi juaj i radhës
Nëse jeni udhëheqës që dëshironi të përmirësoni prezencën tuaj në skenë, sipërmarrës që dëshironi të bindni investitorët tuaj të ardhshëm, apo profesionistë që dëshironi të shkëlqeni në çdo ndërveprim, Toastmasters Tirana është një mundësi që nuk duhet humbur.
Open House e 28 prillit nuk është thjesht një event prezantimi. Është një ftesë për të parrë rritjen nga afër. Për të ndjerë energjinë e një dhome ku njerëzit vendosin të jenë më të mirë se dje. Për të kuptuar pse një organizatë që nisi në një bodrum në Kaliforni, sot ndryshon jetë në 150 vende të botës.
Sepse në fund të ditës, fjalët që zgjedhim të themi dhe mënyra si i themi ato, përcaktojnë mënyrën si na sheh bota. Dhe në Toastmasters Tirana, çdo anëtar mëson të zgjedhë me kujdes, të flasë me fuqi, dhe të udhëheqë me integritet.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto