Të qenit lider dhe të udhëheqësh një organizatë ngjason me kapitenin e një anijeje. Liderët duhet të marrin vendime kritike, të menaxhojnë njerëzit, të parashikojnë ndryshimet dhe të qëndrojnë të qetë edhe gjatë krizave. Por ajo që shumë pak e kuptojnë është se kualiteti i gjumit është çelësi i aftësisë së tyre për të mbajtur këtë prani ekzekutive.
Lexo gjithashtu: Njerëzit shumë të suksesshëm fitojnë më shumë respekt kur përdorin këto shprehje, thotë një eksperte karriere
Pse gjumi ka rëndësi?
Studimet tregojnë se edhe një natë pa gjumë rrit reagimin emocional të trurit ndaj stimujve negativë deri në 60% dhe dobëson lidhjen funksionale midis amigdales dhe prefrontal cortex-it. Në praktikë, kjo do të thotë se liderët bëhen më reaktivë, impulsivë dhe me karizëm të reduktuar.
Gjatë REM sleep, truri përpunon dhe integron përvojat emocionale, duke rikuperuar ekuilibrin e sistemit nervor. Kur ky cikël ndërpritet ose fragmentohet, emocionet e ditës së kaluar mbeten të ngulitura dhe ndikojnë në vendimet dhe disponimin e liderit ditën tjetër.
Optimizmi vjen nga gjumi i mirë?
Të dhënat tregojnë se liderët me nivel më të lartë optimizmi jetojnë 11–15% më gjatë dhe kanë shanse 1.5–1.7 herë më të mëdha për të arritur mbi 85 vjeç. Pra, optimizmi dhe prania e ekzekutivit nuk janë vetëm çështje karakteri, por gjithashtu biologji dhe gjumë i mirë.
Në mjedise me presion të lartë, gjumi është infrastruktura kritike që mbështet stabilitetin prefrontal të liderëve, duke i lejuar ata të projektojnë gravitet, të shpërndajnë vizion të bindshëm, të jenë fleksibël dhe të mbajnë optimizmin që mobilizon ekipet.
Morali: Prania ekzekutive nuk fillon në dhomën e bordit, ajo fillon natën para, me cilësinë e gjumit që një lider merr.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto