Bullizmi në rrjetet sociale, studimi i Departamentit të Gazetarisë: Një në pesë të rinj në Tiranë është i prekur - Business Magazine Albania

Bullizmi në rrjetet sociale, studimi i Departamentit të Gazetarisë: Një në pesë të rinj në Tiranë është i prekur

Një në pesë të rinj janë bullizuar në rrjete sociale. Studimi kombëtar i departamentit të gazetarisë dhe komunikimit në Universitetin e Tiranës me rreth 1000 të anketuar nxori në pah fenomenin në rritje të bullizmit kibernetik.

Përmes anketimit në 10 qytete të vendit nën drejtimin e profesorit Mark Marku dhe Artan Fuga, viktimat e bullizmit në internet tregojnë se ndryshe nga bullizmi offline që kryhet nga njerëz të njohur përreth, në rrjete sociale janë të panjohurit, profilet anonime ata që ushtrojnë presion, fyejnë apo kërcënojnë. “75% janë shumë të ndjeshëm ndaj cyberbullizimit. Nga ana tjetër ata ndihen vetëm, të pambrojtur sepse nuk bisedojnë sipas të dhënave të anketimit, për shembull fëmijët nuk bisedojnë as me psikologët, as me mësuesit nuk ndajnë shqetësimet e tyre. Gjithashtu edhe familjet janë të shurdhëra dhe nuk bëjnë përpjekje për ta kuptuar”, tha Mark Marku, dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. “17-18% që thonë se në jetën e tyre kanë qenë të cyberbullizuar , që do të thotë 1 në 5. Dhe nga këta janë 80-90% që thonë se kanë pasur pasoja fizike dhe psiqike. Por shkolla nuk bën asgjë për këtë, sipas anketës”, u shpreh akademiku Artan Fuga.

Lexo edhe:Ndahen çmimet e Panairit të Librit/ Artan Fuga, autori më i mirë për romanin ”Ndëshkimi i dytë i Evës”

Komunikimi virtual e ka shkrirë hapësirën gjeografike si dhe nuk ndihet pabarazia gjinore. Por nga gjetjet e studimit rezulton se platformat digjitale kanë përdorim të përafërt si në fshat dhe në qytet, si dhe gjithashtu nga vajzat e djemtë. “Tik Tok rezulton rrjeti më problematik, që ndërkohë është edhe më i ndjekuri. Përdorimet e rrjeteve sociale nga të dhënat na rezulton se s’ka ndonjë ndryshim nga zonat urbane me rurale, por në zonat rurale janë më të ndjeshëm ndaj fyerjeve”, tha Marku.

Përparimi teknologjik me shpejtësi duket se i gjen shqiptarët të papërgatitur në përdorimin e sigurtë të internetit. Ndaj profesorët vlerësojnë se ka nevojë urgjente për ndërgjegjësim, edukim dhe parandalim jo vetëm mes të rinjve por edhe për të rriturit. “Një mospërputhje mes nivelit teknologjik të komunikimit që përdorin njerëzit dhe ritualet sociale kulturore. Pra individi është mbrapa zhvillimeve teknologjike”, u shpreh Marku.

TCH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0