Ndahen çmimet e Panairit të Librit/ Artan Fuga, autori më i mirë për romanin ''Ndëshkimi i dytë i Evës'' - Business Magazine Albania

Ndahen çmimet e Panairit të Librit/ Artan Fuga, autori më i mirë për romanin ”Ndëshkimi i dytë i Evës”

Në Pallatin e Kongreseve u ndanë dje çmimet e Panairit të 28-të të Librit, duke vlerësuar autorë, përkthyes dhe botues për krijimtarinë e tyre gjatë vitit.

Akademiku dhe studiuesi Artan Fuga u nderua si autori më i mirë i vitit nga juria e Panairit të 28-të të Librit, për romanin e tij “Ndëshkimi i Dytë i Evës”. Juria e vlerësoi veprën si një strukturë romaneske mbresëlënëse, ku ndërthuren miti i zanafillës, dramat e jetës familjare e urbane, si dhe zhvillimet teknologjike të kohës bashkëkohore.

Në romanin e tij, Fuga ndërthur dimensionin filozofik dhe psiko-social, duke analizuar ndryshimet e shoqërisë shqiptare në tre dekada

Juria, vlerësoi gjithashtu Virgjil Muçi si përkthyesin më të mirë të vitit për përkthimin mjeshtëror të veprës “Xhejmsi” të Percival Everett, fitues i Çmimit Pulitzer 2025. Juria theksoi njohuritë e thella të Muçit mbi gjuhën shqipe dhe talentin e tij si shkrimtar.

Në kategorinë e librave studimorë, Albi Xhiku u shpall fitues me veprën “Faqeve të historiografisë shqiptare”.

Këtë vit u rikthye edhe çmimi për autorin më të mirë të letërsisë për fëmijë, që vitin e kaluar mungoi. Fituesja Valbona Banka u vlerësua për romanin “Aria, në dorën time”.

Në përkthime, çmimi iu dha Urim Nergutit për romanin “Hyrija”Kamel Daoud, duke e sjellë këtë vepër të rëndësishme te lexuesit shqiptarë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0