Rregulli i ri për të hyrë në BE, prek dhe qytetarët shqiptarë - Business Magazine Albania

Rregulli i ri për të hyrë në BE, prek dhe qytetarët shqiptarë

Duke filluar nga data 12 tetor, Bashkimi Evropian nis zbatimin e një sistemi të ri të hyrjes dhe daljes për qytetarët që nuk janë nga vendet e Unionit. Procedurat e reja prekin dhe qytetarët shqiptarë.

Sistemi i ri hyrje/dalje po prezantohet për të forcuar sigurinë kufitare dhe për të identifikuar udhëtarët që qëndrojnë më gjatë se koha e lejuar në Zonën Shengen. Nga 12 tetori, Shtetet Anëtare të BE-së do të fillojnë të prezantojnë sistemin gradualisht gjatë një periudhe prej gjashtë muajsh, tha Komisioni Evropian në një deklaratë. Autoritetet kufitare do të regjistrojnë në mënyrë progresive të dhënat e shtetasve të vendeve të treta që kalojnë kufijtë. Në fund të kësaj periudhe, sistemi do të vendoset plotësisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Lexo edhe: Qyteti magjepsës që u shpall destinacioni më i përballueshëm veror në Europë

Çfarë do të thotë ky sistem për udhëtarët?

Ai do të jetë një sistem regjistrimi për udhëtarët e Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe vendeve të tjera jo anëtare të BE-së, siç është edhe Shqipëria. Udhëtarët do të duhet të skanojnë pasaportat ose dokumentet e tjera të udhëtimit në një qendër vetëshërbimi sa herë që kalojnë një kufi të jashtëm të BE-së. Nuk do të zbatohet për qytetarët ose banorët e ligjshëm të BE-së ose ata me viza afatgjata. Sistemi do të regjistrojë emrin e udhëtarit, të dhënat biometrike, si dhe datën dhe vendin e hyrjes dhe daljes. Skanimet e fytyrës dhe të dhënat e gjurmëve të gishtërinjve të marra gjatë regjistrimit të parë ruhen në bazën e të dhënave EES për tre vjet. Gjatë kësaj periudhe, udhëtarët do të duhet të japin vetëm një gjurmë gishti ose një foto në kufi kur hyjnë dhe dalin, të cilat do të krahasohen me të dhënat e ruajtura. Këto rregulla do të prekin edhe shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, të cilët aktualisht gëzojnë regjim pa viza për hyrje të shkurtër në zonën Shengen. Sistemi i ri do të zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportave dhe do të lejojë autoritetet kufitare të kontrollojnë automatikisht kohëzgjatjen e qëndrimit të lejuar për turistët dhe udhëtarët e biznesit. Sistemi do të nisë së zbatuari gradualisht për gjashtë muaj dhe pritet të hyjë në funksionim të plotë në janar të vitit 2026.

euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0