Stresi në punë po i kushton BE-së mbi 100 miliardë euro në vit - Business Magazine Albania

Stresi në punë po i kushton BE-së mbi 100 miliardë euro në vit

Stresi në punë po i kushton BE-së mbi 100 miliardë euro në vit

Më shumë se 100 miliardë euro në vit. Kjo është kosto vjetore e depresionit të lidhur me punën në Bashkimin Europian, sipas një studimi të publikuar nga Instituti Europian i Sindikatave (ETUI).

Instituti identifikoi pesë rreziqe psikosociale në rrënjë të sëmundjeve mendore:

• stresi në punë
• orët e gjata të punës
• pasiguria në punë
• çekuilibri midis përpjekjes dhe shpërblimit
• problemet morale.

Këto rreziqe mund të kenë pasoja tragjike, sipas të dhënave të disponueshme, të cilat datojnë që nga viti 2015. “Rreth 6,000 vdekje nga sëmundjet koronare të zemrës i atribuoheshin ekspozimit ndaj rreziqeve psikosociale dhe më shumë se 5,000 vdekje ishin për shkak të vetëvrasjeve të shkaktuara nga depresioni”, shpjegoi Sonia Nawrocka, studiuese në ETUI. Në të njëjtin vit, më shumë se 400,000 vjet jetë u humbën për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare dhe depresionit, sipas raportit. “Këto janë vdekje të parandalueshme”, shkruan Dimitra Theodori, drejtuese e shëndetit dhe sigurisë në ETUI. Sipas institutit, 8% e sëmundjeve kardiovaskulare dhe 23% e rasteve të depresionit i atribuohen këtyre rreziqeve psikosociale.

Lexo edhe:Stresi i punës, rrit 97% çrregullimin e ritmit të zemrës

Punëdhënësit paguajnë për depresionin

Raporti është i pari që përcakton koston ekonomike jo vetëm të depresionit, por edhe të sëmundjeve kardiovaskulare, në veçanti sëmundjeve koronare të zemrës dhe goditjes në tru, të lidhura me faktorët psikosocialë të punës, thotë instituti. Franca, Belgjika, Finlanda, Irlanda dhe Holanda janë pesë vendet më të prekura për sa i përket kostos për 100,000 punëtorë. Kjo barrë financiare ndahet nga punëdhënësi dhe punëmarrësi, por ndonjëherë në mënyrë asimetrike. “Për të dy sëmundjet, zbuluam se barra më e rëndë ra mbi punonjësit, por edhe mbi punëdhënësit. Në veçanti, sa i përket kostos së depresionit, mund të vlerësojmë se më shumë se 80% e kostos totale të depresionit i atribuohej rreziqeve psikosociale në punë në vitin 2015 në Europë”, shpjegoi Sonia Nawrocka. Kjo kosto u pagua nga punëdhënësit për shkak të mungesës së produktivitetit dhe një uljeje të produktivitetit të shkaktuar nga sëmundja dhe mungesat. Studimi përmend gjithashtu prezencën në punë, kur punonjësit shkojnë në punë, por performojnë keq për arsye shëndetësore, veçanërisht për shëndetin mendor. Në dritën e këtyre gjetjeve, Instituti Europian i Sindikatave po i bën thirrje Komisionit Europian të forcojë përpjekjet. ETUI beson se kjo direktivë mbi shëndetin mendor duhet të ofrojë gjithashtu udhëzime për punëdhënësit. Megjithatë, studiuesit pranojnë se nuk ka një përgjigje të vetme, pasi përpjekjet për të parandaluar këto rreziqe ndryshojnë në varësi të vendit të punës dhe fuqisë punëtore. Megjithatë, grupi i ekspertëve thekson se përfshirja e punëtorëve në proceset e parandalimit mbetet një element thelbësor.

euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0