Mos e humbisni PowerToHR 3 - eventi që do të transformojë karrierën tënde! - Business Magazine Albania

Mos e humbisni PowerToHR 3 – eventi që do të transformojë karrierën tënde!

Mos e humbisni PowerToHR 3 - eventi që do të transformojë karrierën tënde!

Më 3 prill, në AMC Hall, PowerToHR vjen me edicionin e tij më inovativ deri më tani, i organizuar nga platforma #1 e punësimit, KosovaJob. Me tri skena paralele, mbi 40 folës dhe një aplikacion interaktiv, ky samit sjell një qasje të re, duke kombinuar njohuritë mbi Njerëzit, Teknologjinë dhe Marketingun në një format dinamik dhe fleksibil.

Për këtë edicion të veçantë, do të jenë të pranishëm emra të njohur nga kompani globale, si Google, META, Booking, Adidas dhe Wolt, si dhe ekspertët më të njohur vendor.

Një format i ri për një përvojë më të personalizuar

Ky edicion sjell një transformim të madh, i frymëzuar nga reagimet e pjesëmarrësve të viteve të kaluara. “Deri tani, organizimi kishte më shumë formatin e një konference klasike, ku njerëzit ishin të ulur dhe dëgjonin. Sivjet, ne duam që secili të ketë mundësinë të zgjedhë vetë temat dhe përvojën e tij”, ka theksuar themeluesi i samitit, Arion Rizaj. Për të mundësuar këtë qasje të personalizuar, PowerToHR 3 ka një aplikacion të dedikuar, i cili do të shërbejë jo vetëm si biletë hyrëse, por edhe si një mjet organizativ për të ndjekur sesionet, për të planifikuar takime me pjesëmarrës të tjerë dhe për të eksploruar temat më të rëndësishme mbi Inovacionin në HR, Employer Branding dhe Ndikimin e AI në burimet njerëzore. Përveç folësve kryesorë, panelet e diskutimit do të trajtojnë temat më të rëndësishme për të tashmën dhe të ardhmen e industrisë!

Lexo edhe:Business Magazine Albania ju lidh më afër me samitin spektakolar global “PowerToHR 3”

PowerToHR – Mundësia më e mirë për të zgjeruar rrjetin tuaj profesional!

Në një kohë kur rrjetëzimi po vlerësohet gjithnjë e më shumë për një karrierë të suksesshme, PowerToHR po i kushton rëndësi të veçantë këtij aspekti. Përveç paneleve dhe diskutimeve, samiti do të përfshijë:  masterklasa nga ekspertë të njohur, tri hapësira të veçanta për rrjetëzim dhe një zonë B2B për bashkëpunime të reja Për ata që kërkojnë një përvojë më ekskluzive, bileta VIP ofron akses në një event të mbyllur për rrjetëzim me folësit kryesorë, një ditë para samitit.

Mos e humbisni këtë mundësi unike!

PowerToHR 3 është vendtakimi ideal për profesionistët e HR-it, teknologjisë dhe marketingut, të cilët duan të lidhen me ekspertë të fushës, të mësojnë mbi trendet më të fundit dhe të ndajnë përvoja me kolegë nga rajoni dhe më gjerë.

👉 95 % e biletave janë shitur. Nxito dhe bleje biletën tënde tani: https://www.powertohr.com/ticket?lang=alb 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0