Në një botë kaq të shpejtë, ku ka kaq shumë punë me ritme që vrapojnë, mirënjohja shpesh mbetet në hije. Megjithatë, studimet tregojnë se shprehja e vlerësimit në ambientin e punës nuk është thjesht një akt i sjellshëm, është një strategji që fuqizon ekipin, rrit produktivitetin dhe krijon një kulturë të shëndetshme organizative.
Sipas një studimi nga John Templeton Foundation, vetëm 10% e punonjësve shprehin rregullisht mirënjohje në punë, edhe pse shumica pajtohen se një “faleminderit” e thënë në momentin e duhur rrit motivimin dhe angazhimin.
Por si mund ta bëni mirënjohjen pjesë të “ADN-së” së kompanisë tuaj? Këtu janë tre mënyra të thjeshta dhe efektive.
Lexo gjithashtu: Content Creator vs. Influencer, kush po e dominon epokën e rrjeteve sociale?
- Shprehni mirënjohje me fjalë, sinqerisht dhe drejtpërdrejt
Një falenderim i thjeshtë, kur është i sinqertë, ka një ndikim të madh. Shprehja e mirënjohjes për përkushtimin dhe kontributin e një punonjësi nuk duhet të jetë një formalitet. Një “faleminderit” i sinqertë, i shoqëruar me kontakt me sy dhe një buzëqeshje, mund të nxisë motivimin dhe përkushtimin afatgjatë.
- Shkruani mesazhe falënderimi
Douglas Conant, ish-CEO i Campbell Soup Company, transformoi një kompani që ishte në krizë duke përdorur një metodë të thjeshtë, por të fuqishme, ai dërgoi mbi 30,000 mesazhe falënderimi dorëshkrimi për punonjësit. Ky gjest ndikoi pozitivisht në angazhimin e ekipit dhe rriti ndjeshëm performancën e kompanisë.
Lexo gjithashtu: Si mesazhet me tekst pushtuan mënyrën tonë të komunikimit
- Krijoni një kulturë vlerësimi
Mirënjohja duhet të jetë e integruar në kulturën e kompanisë. Kjo mund të bëhet përmes mirënjohjes publike në mbledhje, çmimeve simbolike për punonjësit më të përkushtuar apo programeve të brendshme të vlerësimit. Kur mirënjohja bëhet pjesë e përditshmërisë, krijohet një ambient pune më pozitiv, ku njerëzit ndihen të vlerësuar dhe të motivuar për të dhënë më të mirën.
Një lider, në kuptimin e plotë të tij, nuk matet vetëm nga strategjitë e biznesit, por edhe nga aftësia për të vlerësuar dhe frymëzuar ekipin e tij. Në fund të fundit, një “faleminderit” nuk kushton asgjë, por vlen shumë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.