Në këtë artikull do të mësoni për hotelin më të madh në botë dhe si krahasohet me rivalët e tij për nga madhësia. Nëse i bashkojmë kapacitetet e 10 hoteleve më të mëdha në botë, ato mund të strehojnë mbi 100 mijë persona njëkohësisht – sa një qytet i mesëm! E pabesueshme, apo jo? Vetëm Las Vegasi ka mbi 150,000 dhoma hoteli dhe mund të mirëpresë mbi 300,000 vizitorë në të njëjtën kohë. Fakt interesant: 14 nga 25 hotelet më të mëdha në botë ndodhen përgjatë një rruge të vetme – në Las Vegas Strip, rruga më e famshme e qytetit të lojërave të fatit. Me mbi 37 milionë vizitorë në vit, kërkesa për dhoma në Las Vegas është gjithmonë e lartë, veçanërisht kur vizitorët shpresojnë të kthehen në shtëpi me më shumë para se sa kur ikën.
11. Ambassador City Jomtien, Pattaya, Tajlandë – 4,219 dhoma
Ky resort ndodhet në gjirin Jomtien në Pattaya, dhe përbëhet nga pesë ndërtesa me pamje nga deti ose malet. Brenda kompleksit gjigant ndodhen tetë restorante, disa bare dhe klube nate, një qendër konferencash dhe një kompleks sportiv. Hoteli ofron ndër pishinat më të mëdha në natyrë në të gjithë Azinë, që shtrihet deri te plazhi me rërë të butë të Gjirit të Tajlandës.
10. Luxor Las Vegas, SHBA – 4,407 dhoma
Hoteli me formë piramide në zemër të Las Vegasit është një ikonë. Rrezja e dritës që del nga maja e tij është më e forta në botë dhe të ndihmon të gjesh rrugën natën. Forma e tij është frymëzuar nga Piramida e Madhe e Gizës, por me fasadë prej xhami. Luxor lidhet me Mandalay Bay dhe Excalibur përmes një monoraili dhe korridoreve të brendshme – një lehtësi për ata që nuk duan të marrin taksi. Megjithatë, ka zëra që hoteli mund të rrënohet për t’i lënë vendin projekteve të reja.
9. The Londoner Macao, Macau – 4,434 dhoma
I njohur më parë si Sheraton, ky kompleks i madh iu nënshtrua një ribrandimi luksoz në vitin 2024. Pavarësisht reduktimit të numrit të dhomave për të shtuar suita më të mëdha, kompleksi përfshin:
-
The Londoner Hotel – 600 suita
-
Londoner Court – 370 suita
-
Londoner Grand – 2,405 dhoma
-
Conrad Macau – 659 dhoma
-
The St. Regis – 400 dhoma
Fasada e re, interierët e rinovuar dhe një kopje e Big Ben e vendosur në hyrje e bëjnë këtë resort unik.
8. Barkhatnye Sezony, Soçi, Rusi – 4,688 dhoma
Ky kompleks u ndërtua për Lojërat Olimpike Dimërore 2014 në qytetin Adler, pranë Soçit. Ndodhet në një park prej 300 hektarësh, me shumë gjelbërim dhe aktivitete në natyrë. Nga pamja, ngjan më shumë me një lagje banimi sesa me një resort turistik.
7. Wynn Las Vegas & Encore, SHBA – 4,750 dhoma
Ndërtuar mbi ish-hapësirën e Desert Inn, Wynn dhe Encore përbëhen nga dy kulla të ndërlidhura përmes një galerie blerjesh. Wynn ofron 2,716 dhoma dhe suita, ndërsa Encore ka 2,034 suita.
Lexo edhe:Makina pa shofer që do na ndryshojë jetën, brenda fabrikës super-teknologjike të Waymo
6. Mandalay Bay, Las Vegas, SHBA – 4,752 dhoma
Ky resort përfshin:
-
Mandalay Bay – 3,209 dhoma
-
Delano – 1,117 suita
-
Four Seasons – 424 dhoma
Kompleksi ka një arenë me 12,000 vende, një akuarium me peshkaqenë dhe një spektakël të Cirque du Soleil të dedikuar Michael Jackson-it.
5. Izmailovo Hotel, Moskë, Rusi – 5,000 dhoma
Hoteli më i madh në Evropë, me pesë ndërtesa të mëdha: Alfa, Beta, Vega dhe ndërtesat binjake Gamma-Delta. Hapësirat janë të frymëzuara nga arkitektura sovjetike dhe ofrojnë një larmi shërbimesh për vizitorët.
4. MGM Grand, Las Vegas, SHBA – 6,852 dhoma
Kur u hap në 1993, kishte tematikën e “Oz”-it. Hoteli mbajti dritat jeshile karakteristike, por pjesa tjetër e temës u hoq me kalimin e viteve. Dikur hyrja ishte përmes një koke gjigante luani!
3. The Venetian Resort, Las Vegas, SHBA – 7,100 dhoma
Me kanale uji të brendshëm dhe një tavan të pikturuar si qiell, Venetian është ndër hotelet më tematike. Ofron 4,049 dhoma dhe 3,068 suita, duke e bërë atë hotelin më të madh në SHBA.
2. First World Hotel, Genting Highlands, Malajzi – 7,351 dhoma
Ndodhet në një zonë malore pranë Kuala Lumpurit, ku moti është më i freskët. Dy kullat e mëdha strehon një kompleks kazinoje dhe argëtimi për të gjithë moshat.
1. The Clock Towers, Mekë, Arabinë Saudite – 7,988 dhoma
Kompleksi më i madh hotelier në botë ndodhet në qytetin më të shenjtë për myslimanët. Ndërtesa përfshin shtatë hotele të ndryshme, mes tyre:
-
Fairmont Makkah Clock Royal Tower – 1,650 dhoma
-
Mövenpick Hajar Tower – 1,155 dhoma
-
Pullman ZamZam – 1,301 dhoma
-
Swissôtel Al Maqam – 1,624 dhoma
-
Swissôtel Makkah – 1,500 dhoma
-
Raffles Palace – 214 suita
-
Al Marwa Rayhaan – 544 dhoma
Përveçse është hoteli më i madh në botë, është edhe ndër tre ndërtesat më të larta në botë, me 601 metra lartësi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.