Eventet që do të na e bëjnë vjeshtën të paharrueshme! - Business Magazine Albania

Eventet që do të na e bëjnë vjeshtën të paharrueshme!

Eventet që do të na e bëjnë vjeshtën të paharrueshme!

Shqipëria po bëhet një qendër e rëndësishme për eventet e mëdha në teknologji dhe inovacion, me një kalendar të pasur që sjell mundësi për profesionistët dhe entuziastët e fushës. Nga panairi prestigjioz Future2Tech, që premton të bashkojë aktorët më të rëndësishëm të industrisë, tek konferenca vjetore AllWeb në Tiranë dhe AI Tech Summit në Shkup, këto evente shpalosin trendet më të fundit dhe krijojnë hapësira për shkëmbim idesh dhe bashkëpunime të reja. Në vijim, një përmbledhje e aktiviteteve kyçe që nuk duhet t’i humbisni këtë vjeshtë.

Future2Tech, panairi më i madh i teknologjisë dhe inovacionit në vend

Future2Tech, panairi i shumëpritur i inovacionit dhe sipërmarrjes, po rikthehet këtë vit, në datat 9-10 tetor tek Pallati i Kongreseve, me më shumë energji dhe mundësi se kurrë më parë. Ky panair,i organizuar nga Iceberg Exhibitions dhe Albaniatech , është bërë një pikë referimi për të gjithë ata që janë të interesuar në teknologji dhe inovacion, premton të jetë një event që do të sjellë së bashku liderë të industrisë, startupe premtuese dhe investitorë të “etur” për të zbuluar idetë e reja që do të ndryshojnë të ardhmen. . Ndërsa po afrojmë me hapa të shpejtë drejt Future2Tech, jemi të emocionuar t’ju ndajmë disa përditësime kyçe rreth këtij eventi multidimensional!

Ekspozuesit dhe industritë pjesëmarrëse

Panairi i këtij viti ka një përzgjedhje të ekspozuesve që përfaqësojnë industritë më novatore dhe teknologjitë e reja. Disa prej tyre përfshijnë:

  • Teknologji 3D Printing | Teknologji 5G | Realiteti Artificial dhe Virtual (AR/VR/XR)
  • Trendet Digjitale: Blockchain, Automjete Elektrike, Shëndetësi Digjitale dhe Kriptovaluta
  • Industria e Edukimit, Fintech, Gaming

Partnerët mbështetës të panairit: 

Një falenderim i veçantë partnereve më të mëdhenj të këtij eventi, si:

● Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit – Partner Kryesor Mbështetës
● Vodafone Albania – Platinum Partner
● Dev.al – Gold Partner
● PC Store – Gold Partner
● Iute – Gold Partner
● AESS Shpk- Silver Partner
● Atom Computers– Silver Partner
● Logical– Silver Partner
● Data Lab – Silver Partner
● Engineering Albania – Forum Partner
● Business Magazine – Media Partner
● Geek Room – Media Partner
● BNI Digital Displays – Media Partner

Nëse jeni të interesuar të jeni pjesë e këtij eventi multidimensional dhe të merrni pjesë në eksplorimin e teknologjive të reja, edukimit dhe inovacionit, ju ftojmë të regjistroheni dhe të bëheni pjesë e rrugëtimit drejt së ardhmes.

                                                                                           Klikoni këtu për të siguruar vendin tuaj

Përqafo të ardhmen: Zbulo fuqinë e AI në AllWeb Tirana!

Konferenca vjetore që diskuton çështjet digjitale është gati për edicionin e saj të 15-të, të 7-të në Tiranë, Shqipëri.  Me një qasje të re të orientuar në tregjet rajonale tashmë, biznesi dhe shoqëria duhet të trajtojnë temat e fushës digjitale, pasi ato nuk po bëhen thjesht një pjesë masive e punës dhe jetës sonë, por janë ndër më të rëndësishmet për vitet që vijnë. Konferenca bashkon ekspertë nga sektorë të ndryshëm, përfshirë komunikimin, marketingun & teknologjinë, duke ndikuar ndjeshëm në ekonominë e tregut digjital. Mos harroni të përfitoni nga mundësia për të qëndruar përpara, duke marrë pjesë në konferencën një ditore në Tiranë,  më 7 Nëntor, tek Katedralja Ortodokse. Organizatorët ofrojnë bileta Early Bird për anëtarët e tyre më të përkushtuar dhe të besueshëm. Nxitoni të përfitoni biletat me çmimin Early Bird deri më 04.10.2024 për vetëm 129 euro! Edhe vetëm 3 ditë për të përfituar nga kjo mundësi fantastike, ndaj nxitoni të merrni biletat tuaja TANI!

Ky aktivitet është i vlefshëm për kompanitë, CEO-t dhe punonjësit e tyre që punojnë në departamentet e marketingut, komunikimit, PR, menaxhim, teknologji, inovacion, media e re, media sociale, strategji, sisteme informacioni etj: për agjencitë e Reklamave, Marketingut dhe PR dhe stafin apo klientët e tyre ; për mediat e reja dixhitale dhe tradicionale ; për sipërmarrjet e reja startup dhe drejtuesit e tyre ; konsulentët financiarë dhe Strategjikë; menaxherë brandesh / markash; ekspertë të shitjeve online; si edhe për cilindo që është përdorues i teknologjisë dhe që kërkon të dijë se çfarë parasheh e ardhmja e afërt e zhvillimve të komunikimit në një epokë tërësisht dixhitale.

Nxitoni të përfitoni biletat me çmimin Early Bird deri më 04.10.2024 për vetëm 129euro!

                                                                     Lexo edhe:Evolucioni i Future2Tech: Interes i shtuar i ekspozuesve në edicionin e dytë

AI Tech Summit rikthehet në Shkup në Tetor!

AI Tech Summit, eventi kryesor për entuziastët dhe profesionistët e inteligjencës artificiale në Ballkan, do të rikthehet në Shkup më 3 dhe 4 Tetor në National Opera and Ballet. Samiti i këtij viti premton të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme, duke sjellë një listë të shkëlqyer folësish nga disa prej kompanive kryesore të teknologjisë në botë. Si eventi  më i madh për inteligjencën artificiale në Evropën Juglindore, AI Tech Summit pritet të tërheqë mbi 700 pjesëmarrës dhe 25 folës nga sektorë të ndryshëm. Pas suksesit të edicioneve të mëparshme në Shkup 2023 dhe Malaga në prill 2024, ky edicion i tretë pritet të jetë më ndikuesi deri më tani. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë unike të njohin inovacionet më të fundit në AI dhe të dëgjojnë nga ekspertët kryesorë që përfaqësojnë gjigantët globalë si Microsoft, Amazon, Google, NVIDIA, Netflix, UBS, dhe shumë të tjerë. Samiti do të mbulojë një gamë të gjerë temash, nga zgjidhjet më të avancuara teknologjike deri te aplikimet praktike të AI në industri të ndryshme.

Filip Avramchev
filip.avramchev@techsummit.ai
+38970333060

Samiti i Gruas së Diasporës- Ja çfarë duhet të dini

Samiti i Pestë i Gruas së Diasporës Shqiptare do të mbledhë liderë dhe përfaqësues të rëndësishëm në Tiranë më 11 tetor, duke shënuar një moment të rëndësishëm në fuqizimin e grave dhe promovimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ky event dy ditor do të ofrojë një platformë të vlefshme për diskutime të thella mbi rolin e grave në biznes, inovacion dhe digjitalizim, si dhe për mundësitë dhe sfidat që përballen. Nga panele të ndryshme deri tek vizitat në biznese dhe takime të personalizuara, Samiti premton të sjellë risitë dhe nismat e reja për një bashkëpunim të suksesshëm ndërmjet diasporës dhe Shqipërisë.Pjesëmarrësit pritet të përfshijnë figura të rëndësishme nga diaspora shqiptare dhe liderë të fushave të ndryshme në Shqipëri, duke përfshirë përfaqësues të qeverisë, aktiviste të të drejtave të grave, sipërmarrëse dhe profesioniste të suksesshme nga sektorë të ndryshëm. Gjithashtu, gra të suksesshme shqiptare që jetojnë jashtë vendit do të jenë pjesë e samitit.

Zhvillohet në datat 14-27 tetor “EU Code Week”

Shënoni datat në kalendarët tuaj sepse data për EU Code Week 2024 është vendosur. Këtë vit, ngjarja juaj e preferuar e kodimit do të zhvillohet më 14-27 tetor! Datat e zgjedhura për këtë vit janë përzgjedhur me kujdes përmes një përpjekjeje bashkëpunuese që përfshinte 43 Code Week Ambassadors, 83 Leading Teachers dhe gjashtë anëtarë të tjerë të komunitetit të EU Code Week, që vijnë nga 29 vende. Qëllimi ishte të sigurohej që Code Week 2024 të përputhet pa probleme me preferencat dhe disponueshmërinë e komunitetit tonë të larmishëm.

Këtu është një kujtesë se si të regjistroni aktivitetin tuaj: Vizitoni faqen e internetit të EU Code Week dhe hyni ose krijoni një llogari nëse nuk e keni bërë ende. Shkoni te seksioni “Add Activity” dhe plotësoni detajet e eventit tuaj. Dhe, pasi aktiviteti juaj të jetë regjistruar me sukses dhe të keni përfunduar ngjarjen tuaj, është koha ta raportoni atë.

Vjen në 19 & 20 tetor eventi – MENDO, NDRYSHO, FITO

A ke menduar ndonjëherë sa mirë do të ishte po të kishte një mënyrë ku ti mund të mësoje në pak ditë, informacione që do të ta bëjnë jetën më të mirë? Për shembull, të mësosh si të tërheqësh në jetën tënde çdo gjë që dëshiron…Ose si të jesh më i fokusuar, më i lumtur, më i qartë për qëllimet e tua…. Ndoshta dëshiron të krijosh marrëdhënie më të mira me veten, ose me familjen, miqtë, kolegët… Këto gjëra mund t’i mësosh në këtë trajnim, dhe na beso kur të themi se është një trajnim që nuk e ke përjetuar asnjëherë më parë. Diferenca mes atyre që janë të lumtur e të suksesshëm dhe pjesës tjetër, është mënyra se si ata i interpretojnë këto sfida? Por po sikur të të themi se “problemi” yt më i madh tani, të është dërguar posaçërisht për të të përmirësuar jetën? Pse mendon se të vijnë vazhdimisht mendime se mund të kesh një jetë më të mirë? A dëshiron ta shkatërrosh atë zërin përbrenda që të thotë: “Unë nuk ia dal dot” ; “Unë nuk jam i/e mirë mjaftueshëm”; “Unë nuk mundem”?! regjistrohu tani për eventin online

Event trajnimi “Rruga Drejt Suksesit”

 Dy ditë dedikuar transformimit tuaj, me synim rritjen e cilësisë së jetës dhe arritjen e ëndrrave tuaja. Sfidoni gjendjen aktuale dhe synoni majat e potencialit tuaj! “Rruga Drejt Suksesit” është një program i përvitshëm trajnimi me më shumë se 21,000 pjesëmarrës që prej vitit 20I6, i organizuar si pjesë e përgjegjësisë sociale dhe kontributit për komunitetin. Në event-trajnimin “Rruga Drejt Suksesit” ju do të njiheni me disa nga arsyet pse mendoni, ndjeni dhe silleni ashtu siç bëni tani. Ky program synon të ndihmojë këdo që dëshiron më shumë nga jeta. Jo gjithmonë e keni në dorë atë që të ndodh në jetë. Gjithsesi jeni ju ata që kontrollojnë totalisht sa ndikim do t’i lejoni realitetit të ketë në jetën tuaj, tani apo edhe në të ardhmen. Nëse dikush investon vazhdimisht tek vetja, qartëson ëndrrat e tij, ka dëshirë, ka arsye të forta, vetëbesim dhe përkushtohet ta jetojë jetën ashtu siç e imagjinon, herët ose vonë do t’ia dalë ta arrijë suksesin. E gjitha nis brenda vetes tonë. Nuk ka kohë më të mirë se TANI, për të nisur apo fuqizuar rrugëtimin tuaj drejt një jete siç e dëshironi.

Me moton “E-commerce: Untangling Potential”, më 12 nëntor në Operën dhe Baletin Kombëtar në Shkup do të mbahet konferenca e shtatë vjetore për tregtinë elektronike, e cila për të tretin vit radhazi ka karakter rajonal. Organizatori i këtij eventi të rëndësishëm është Shoqata për Tregtinë Elektronike e Maqedonisë – AETM. Këtë vit, konferenca do të përqendrohet në aspektet e tregtisë elektronike ku potenciali tashmë është arritur, si dhe në ato ku ende duhet të punohet për t’u shfrytëzuar plotësisht. Do të mbulohen tema si logjistika dhe dërgesat, mundësitë e reja për pagesat elektronike, marketingu bazuar në të dhëna dhe inteligjenca artificiale, si dhe zhvillimi ndërkufitar dhe ndërkombëtar i bizneseve të tregtisë elektronike. Organizatorët njoftojnë një program të cilësisë së lartë me folës të shquar nga rajoni dhe ndërkombëtarë. Gjatë konferencës do të prezantohen gjetjet kryesore nga analiza e tregtisë elektronike në Ballkanin Perëndimor. Më shumë informacion për folësit, axhendën dhe detajet e tjera do të jetë së shpejti i disponueshëm në: https://ecommerceconference.mk/

AIDA sjell “Investor Support Days” për të gjithë investitorët e huaj në Shqipëri!

Jeni investitor i huaj që ushtroni aktivitetin në Shqipëri?
 AIDA është këtu për ju me angazhimin e vazhdueshëm për t’ju mbështetur në rrugën tuaj drejt suksesit, ndaj ju informojmë se AIDA do të nisi një  nismë të re për ju, “Investor Support Days” në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe ambasadat e huaja në vend dhe dhomat bilaterale të tregtisë. Këto evente janë të dedikuara për ju, duke ofruar mundësinë për takime drejtpërdrejt me zyrtarët tanë, për të diskutuar sfidat dhe mundësitë në biznesin tuaj. Përveç takimeve, do të organizohen edhe vizita në terren për të parë nga afër proceset e punës së kompanive tuaja. AIDA është partneri juaj në rrugëtimin tuaj të investimit në Shqipëri!
Në vijim do publikohen ditët e secilit takim!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0