Krijohet kompania e menaxhimit të hoteleve "Partner Hotel Albania" - Business Magazine Albania

Krijohet kompania e menaxhimit të hoteleve “Partner Hotel Albania”

Partner Hotel Albania

Më 30 maj u mbajt eventi i inagurimit të Partner Hotel Albania, ku pjesëmarrës ishin aktorët kryesorë të fushës së hoteleri turizmit, duke e parë Partner Hotel si indikatorin kryesor për standardizimin e mikëpritjes.

Turizmi është një pikë delikate, por edhe e bukur për t’u eksploruar dhe gjatë këtij eventi u prezantua eksplorimi në industrinë e hotelerisë dhe atë të shërbimeve. Për herë të parë në Shqipëri po vjen kompania lider në fushën e menaxhimit të mikpritjes në hoteleri. Të dedikuar dhe me vizion të qartë do sjellin për tregun shqiptar shërbime “outsourcing”, të cilat do të standardizojnë dhe strukturojnë atë çka hoteleria na ofron.

 

foto1

Hotelet mbështeten shumë në punën njerëzore dhe gjetja dhe mbajtja e punonjësve të kualifikuar është sfiduese, veçanërisht gjatë sezoneve dhe shumë prej jush mund ta vërtetojnë këtë gjë. Për më tepër, industria e mikëpritjes përballet me një normë të lartë qarkullimi që mund të shkojë deri në 80%, dhe kjo sigurisht nuk është një normë e mirë për asnjë hotel, apo strukturë akomoduese. Këto shërbime “outsourcing” do të ofrohen nga Partner Hotel, një kompani e suksesshme italiane, e cila operon tashmë në Greqi, Kroaci dhe e themeluar në Shqipëri me më shumë se 35 vjet përvojë dhe njohuri të kombinuara në fushën e mirëmbajtjes dhe menaxhimit të objekteve.

foto2

Shqipëria është një vend, i cili i përthith shpejt risitë, trendet e reja dhe inovacionin si dhe është gjithmonë e hapur drejt zhvillimeve të reja, prandaj kishte ardhur koha që në përmbajtje të Albgroup dhe INIZIATIVE VENETO GROUP të sillnim Partner Hotel në Shqipëri. Sigurisht që së bashku me IVEgroup do të sjellin në mënyrën më të mirë këto shërbime për të përmirësuar dhe lehtësuar hotelet në ofrimin e shërbimeve.

foto3

“Outsourcing” është praktika më e ndikuar për të gjitha subjektet hoteliere në mbarë botën, e cila shton profesionalizmin dhe efikasitetin në menaxhimin e hotelit dhe në të njëjtën kohë i ofron investitorëve dhe menaxherëve të hoteleve standardizim të shërbimeve. Ne bëjmë shërbimin, ju bëni menaxhimin!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0