24-orë në jetën e një studenti shqiptar. Ja çfarë mund dhe nuk mund të realizojnë ata - Business Magazine Albania

24-orë në jetën e një studenti shqiptar. Ja çfarë mund dhe nuk mund të realizojnë ata

Klodian Shevroja është një student i talentuar që po ndjek studimet psikosociale në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Ai është një individ me qëndrime të qarta dhe një qëndrim pozitiv ndaj arsimit dhe jetës. Klodian shquhet për aftësinë e tij për të kuptuar thellësisht marrëdhëniet ndërmjet individëve dhe shoqërisë. Paola Metaj është një studente energjike dhe e vendosur që po ndjek studimet në fushën e psikologjisë organizative në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Me një qëllim të qartë për të kuptuar sjelljet dhe motivacionet e njerëzve në ambientet organizative, ajo ka shfaqur një interes të veçantë për të zgjeruar njohuritë dhe aftësitë e saj në këtë fushë.

Por cilat janë prtishmëritë e një studenti dhe si e shohin ata të ardhmen në shqipëri? Po 24 orë të ditës së tyre si duken?

Si do ta vlerësonit ju jetën tuaj studentore dhe marrdhëniet Student- Pedagog?
Klodian Shveroja: Ajo që unë do të vlerësoja është mënyra se si ndërtohet ura e komunikimit mes studentëve dhe pedagogëve, sepse në fund të ditës është e rëndësishme të ndërtohet mardhënie. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë sapo ka mbushur 15 vite në treg dhe ka objektiva edhe më të larta për studentët. Por, jo vetëm raporti student-pedagog është i rëndëishëm është dhe raporti student-student. Ne e kemi të nevojshme të jemi pranë dhe me njëri tjetrin. Duam dhe kemi mundësi për leksione të hapura dhe në këtë formë ndërtojmë të ardhmen së bashku.

Ku e shihni ju të ardhmen pas këtyre studimeve?

Klodian Shveroja: Unë mendoj se në shqipëri dega në të cilën jam gjithmonë do ketë një mundësi të mirë dhe për të gjetur veten. Shqipëria po kalon drejt një vendi ku ofron gjithnjë e më tepër shërbime dhe stafi do të ketë nevoje për trajnime.

Cilat janë dilemat e një studenti pasi del nga universiteti?

Klodian Shveroja: Padyshim që fillimisht është pyetja ku do të punëoshem unë. Fatmirëisht universiteti ku unë jam e ka një reputacion të mirë dhe kjo na ndihmon që ti përqasemi tregut. Qoftë edhe përmes zyrës së punës apo referencave.

Vetë tregu shqiptar a është i hapur dhe a ka mundësi punësimi?

Klodian Shveroja: Unë tregun aktualisht e shoh shumë të qasshëm, ka më shumë vende të lira pune kjo ndoshta edhe për faktin që shumë të rinj janë larguar dhe nuk e shohin më jetën në vendin e tyre, kanë ndërtuar karriera të sukseshme jashtë vendit.

Paola Metaj ju vijoni për psikologji organizative, si e keni parë ju vet sfidën e punësimit në vend?
Lexo:
“Parapagim”! Çfarë po ndodh me tatimin e biznesit të vogël?

Paola Metaj: Gjykoj që në tregun e punës në vendin tonë ka nevojë për njerëz që e duan vërtet punën dhe profilin e tyre. Është e rëndësishme të zgjohesh në mëngjes dhe ta duash punën, pasi më pas shumë e mërzitshme.

A mund të na dërgoni 24- orë në jetën e një studenti?
Paola Metaj:
Është shumë e lodhshme dhe sfiduese dhe ndonjëherë nuk të mjaftojnë 24 orë, por përpiqem që të kombinoj oraret e mija dhe të arrij ccdo gjë në kohë. Shkolla merr pjesën më të madhe të kohës por edhe aktivitetet e tjera, si palestra apo edhe jeta sociale.

A mendon se cilësia e arsimit në shqipëri ka ardhur duke u rritur?

Paola Metaj: Unë mendoj se po. Jam një vajzë që kam pasur gjithmonë pasion psikologjinë dhe kanë qenë të shumtë njerëzit që më kanë orinetuar si duhet dhe vetë fakti që ka hyrë si trend këshillimi apo edhe programet e reja, panairet etj. Arsimi është përmirësuar goxha dhe sot ke shumë herë më shumë mundësi për tu gjendur në treg.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0