Tërmeti shkatërrues në Tajvan ngre alarmin edhe për botën teknologjike - Business Magazine Albania

Tërmeti shkatërrues në Tajvan ngre alarmin edhe për botën teknologjike

Së fundmi, Tajvani është goditur nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë, i konsideruar si tërmeti më i fuqishëm në rajon gjatë 25 viteve të fundit.

Ndërsa të gjithë shqetësohen për numrin e viktimave njerëzore të kësaj tragjedie dhe koston e rindërtimit të vendit, të tjerë shqetësohen edhe për dëmet serioze të kompanisë lidere në botë të çipave, TSMC, dhe se cili mund të jetë efekti i saj te klientë si Apple, MediaTek, AMD dhe Qualcomm.

 

Bëhet e ditur se TSMC ndodhet në anën e kundërt të ishullit nga ku ishte epiqendra e tërmetit, pozitë kjo e cila ia mundësoi asaj të shpëtojë pa pësuar dëme serioze.

 

Megjithatë, dridhjet janë ndjerë në zyrë dhe fabrikat e kompanisë, duke shkaktuar kështu tronditje te punëtorët të cilët më pas u evakuuan. TSMC më vonë i ktheu ata të sigurt në punë.

Edhe pse kompania nuk pësoi dëme serioze, ajo raportoi për disa dëmtime në pajisjet e saj për prodhimin e çipave.

“Një numër i vogël mjetesh u dëmtuan në objekte të caktuara, duke ndikuar pjesërisht në funksionimin e tyre. Megjithatë, nuk ka dëmtime në mjetet tona kritike” tha kompania.

Por, sipas analistëve, do të duhen javë të tëra që kompania të rikuperohet nga mbyllja që zgjati disa orë, shkaku i numrit të madh të çipave që kanë mbetur pa prodhuar gjatë asaj kohe. Ndikimi i përgjithshëm në kompani mund të jetë një ulje prej 60 milionë dollarësh në fitimet e tremujorit të dytë të vitit 2024.

Çfarë ndodh herën tjetër që një tjetër tërmet i madh godet Tajvanin?

“Unë besoj se është një kërcënim ekzistencial. Nëse prodhimi ndalon, kjo do të ishte shkatërruese”, tha David Bader nga Instituti për Shkencën e të Dhënave në Institutin e Teknologjisë në New Jersey, duke theksuar se TSMC është përgjegjëse për prodhimin e 90 për qind të çipave më të avancuar në botë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0