Si të zhvilloni identitetin e markës dhe cili është roli i komunikimit marketing në botën digjitale?! - Business Magazine Albania

Si të zhvilloni identitetin e markës dhe cili është roli i komunikimit marketing në botën digjitale?!

Xhenisa Shehu

Ky artikull u shkrua nga Msc. Xhenisa Shehu, eksperte marketingu si dhe themeluese dhe drejtuese e Involve us Marketing( www.involveus.al) prej 8 vitesh. Xhenisa zhvillon për profesionistë dhe biznese të fushave të ndryshme trajnime për strategji marketingu, menaxhim brandi, komunikim & planifikim marketing, teknika shitjeje, marketing digjital i avancuar.

Krijimi i identitetit të kompanisë në treg përmes markës është një dukuri në rritje, sidomos në botën e marketingut digjital, me ritmet e shpejta të zhvillimit të tregut për të ndjekur trendet marketing dhe për të mbizotëruar konkurrencën. 

Kam zgjedhur pikërisht këtë temë, pasi në vend ka mungesë të madhe të njohurive sa i përket trajtimit të markës apo krijimit të një identiteti. Sot, lufta më e madhe po zhvillohet ndërmjet kompanive të ndryshme, ku synimi i tyre kryesor është që të zënë një pozitë të mirë konkurruese dhe të kenë sa më shumë përfitueshmëri. 

Por, sa është e vështirë që të krijosh një identitet të markës, në mënyrë që kompania juaj të përfaqësohet sa më mirë në tregun ku operon? 

Një pjesë e mirë e bizneseve sot mendojnë se  realizimi i disa postimeve në rrjetet sociale është komunikim i identitetit të markës. Pa pasur një panoramë më makro të mesazhit që duhet të përcillet më afatagjatë dhe si duhet të perceptohet identiteti i markës së biznesit nga tregu i  synuar, nuk mund të kemi identitet marke. Vazhdoj të jem fanse e identitetit dhe përmbajtjes së markës, sepse pavarësisht ndryshimeve teknologjike, ai  është themeli i një kompanie. Patjetër që është mjaft sfiduese, e ngërthyer me shumë mund dhe lodhje të trurit, por fillimisht duhet të krijohet në baza të unitetit dhe të shfaqet në mënyrë të veçantë.

Janë të rralla rastet kur ndonjëra kompani që operon në Shqiperi  të ketë ngërthyer çdo element të markës në mënyrë aq të përsosur, saqë mezi vërehet dallimi me kompani që kanë reputacion  botëror. 

 

Si të zhvilloni identitetin e markës dhe cili është roli i komunikimit marketing në botën digjitale?!

 

Krijimi i besueshmërisë së markës së një biznesi

Evoluimi i identitetit të markës pothuajse po ndryshon çdo ditë e më shumë, ndaj duhet të jemi të vëmendshëm ndaj secilës fazë të zhvillimit dhe secilit element që është pjesë përbërëse e markës në përgjithësi. Në këtë mënyrë edhe ne si treg, do futemi në pjesën e botës moderne, ku kompanitë cilësohen në rangun më të lartë të identitetit që në të vërtetë ato përfaqësojnë. Në këtë mënyrë duhet të krijohet edhe marka që ajo do të përfaqësojë. 

Për të lexuar të plotë artikullin ju mund të abonoheni  Këtu!

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0