Shqiptari arrin ëndrrën e Hollivudit. Habit jurinë këndon ‘Oj Kosovë, oj nëna ime’. - Business Magazine Albania

Shqiptari arrin ëndrrën e Hollivudit. Habit jurinë këndon ‘Oj Kosovë, oj nëna ime’.

Pas 6 vitesh si emigrant në Amerikë ku ka shkuar me ëndrrën e hollivudut, Kimi nga Kosova po ja del me hapin e parë.

Më një histori që ka prekur tre anetarët e jurisë. Lionel Richie, Katie Perry dhe Luke Bryan ai ka kënduar dy këngë.

Por Lionel Richie i kërkon të flasë më të emën, historinë e të cilëve Kimi ua kish treguar. Nëna e tij eshte prej shumë vitesh e sëmurë më PTSD, një sëmundje degjenerative e shkaktuar nga ngjarje tronditëse të së kaluarës.

Ajo dikur ka kënduar i tha ai jurisë.

Lexo: 7 arsye pse vazhdoni të sëmureni çdo javë

Kur e telefon Katy Perrie merr celularin, lexon Baba e Nana, sepse të dy kanë një telefon të përbashkët.

Prinderit në Kosovë përgjigjen. Juria më pas i kërkon një këngë nga Kosova.

Kimi këndon ‘Oj Kosovë, oj nëna ime’.

“Unë jam shumë krenar për vendin nga vij, sepse kemi kaluar ferrin, veccanërisht mami dhe babi im dhe të gjithë”, tha ai pasi këndoi.

Katy Perry: Ne mendojmë se këndove shumë mirë dhe ishte e mrekullueshme të dëgjoje, kur këndove megjithë zemër dhe jo me mendje, kur këndove për mamin tënd, kur këndove nga gjithë ajo dhimbje dhe histori. Është një PO për mua.

Në fund Kimi merr tre Po. A nuk është kjo një ëndërr amerikane e një djali shqiptar. youtube

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0