Rritja e dukshme e numrit të vajzave në teknologji - Business Magazine Albania

Rritja e dukshme e numrit të vajzave në teknologji

Me rritjen e vetëdijesimit mbi rëndësinë e mësimit rreth teknologjisë informative, është rritur edhe numri i nxënësve në Shkollën Digjitale, e veçanërisht i vajzave, ku pjesëmarrja e tyre në shumicën e grupeve është rritur dukshëm, dhe aktualisht përqindja e vajzave që mësojnë programim në Shkollë Digjitale është mbi 30%.

Kjo rritje e përqindjes së vajzave, vërehet edhe në organizimet dhe garat e shumta të cilat i organizon Shkolla Digjitale çdo vit, si: ‘48-Hour Hackathon’, ‘Girls in ICT’, ‘November Code Fest’, ‘Summer School’, ‘Hour of Code’ dhe të tjera.

Ky vit, ka filluar me organizimin e kurseve dimërore në Shkollën Digjitale në Prishtinë, ku mbi 100 nxënës kanë përfunduar me sukses kursin intensiv 5 ditor në aftësimin me njohuritë më të kërkuara në treg, dizajn i webit UI/UX dhe inteligjenca artificiale. Në mesin e nxënësve, vërehet një përqindje e madhe e vajzave pjesëmarrëse, të cilat na bëjnë krenar me angazhimin dhe kreativitetin e tyre gjatë zhvillimit të projekteve mbresëlënëse.

Lexo:Si ti jepni fundjavës suaj një dimension tjetër

Vajzat adoleshente të shkollës  kanë krijuar programe kreative dhe funksionale, të cilat sfidojnë edhe projektet profesionale të kompanive teknologjike vendore dhe ndërkombëtare – përfshirë edhe projekte reale për klientë.

Kujtojmë se gjatë vitit 2023, me rastin e ditës së vajzave në TIK, kemi mirëpritur për ditën e ‘Girls In ICT’ mbi 150 pjesëmarrëse në Shkollën Digjitale në Prishtinë për të bashkëbiseduar rreth rrugëtimit të programereve të ardhshme, mundësive të vajzave në industrinë e TIK si dhe storiet e suksesit inspiruese të vajzave.

Në përpjekjen për të promovuar barazinë gjinore, Shkolla Digjitale ka arritur të rrisë pjesëmarrjen e gjinisë femërore në staf dhe në numrin e nxënësve. Ndërsa pjesëmarrja e femrave në staf është mbi 56%, përqindja e tyre në numrin e nxënësve është rreth 30%, duke treguar një angazhim të vazhdueshëm për të inkurajuar dhe përfshirë më shumë vajza në fushën e teknologjisë.

Synimi  është vazhdimi i rritjes së përqindjes së vajzave në fushën e teknologjisë (STEM) për t’u afruar deri në 50% vajza dhe 50% djem, në numrin e nxënësve aktiv në shkollë.

Ne ftojmë të gjitha vajzat e grupmoshave 8 – 18 vjeç, që së bashku me ne, të mësojnë kodimin sepse e ardhmja jonë është në duart e juaja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0