Përqafimi i konceptit japonez të “ikigait” mund të ndihmojë në harmonizimin e jetës profesionale me atë që ne duam, jemi të mirë dhe për të cilën mund të paguhemi, ndërsa adresojmë nevojat globale.
Ikigait është një përpjekje për të bashkuar pasionin dhe profesionin. Një kornizë japoneze që ndihmon të mendoni për qëllimet e jetës në katër mënyra: çfarë ju pëlqen, çfarë i duhet më shumë botës, në çfarë jeni të mirë dhe për çfarë mund të paguheni.
Por, si ta përdorim këtë koncept për të na nxjerrë nga gjëndja jo e mirë që mund të ndodhemi
Zbuloni ambicien tuaj
Zbulimi i ambicieve nuk ndodh brenda natës. Kërkon prova dhe gabime për të kuptuar se çfarë vërtet doni që t’i kushtoni kohën dhe përpjekjet tuaja. Ndërsa ne të gjithë kemi pasione dhe pika të forta, është e paçmueshme të eksplorosh rrugë të ndryshme për të kuptuar se cila është përshtatja e duhur. Edhe pse ndonjëherë zhgënjyese, vitet e trajnimit dhe eksplorimit janë jashtëzakonisht jetike për të kuptuar se çfarë do të thotë ambicie për ju.
Mblidhni ambiciet tuaja
Vlerësimi i qëndrueshmërisë së aspiratës suaj dhe të kuptuarit e sfidave të botës reale me të cilat përballeni, ju mundëson të merrni vendime të zgjuara që në fillim. Një vizion fillestar mund të kërkojë rregullim, por rishikimi drejt një qasjeje të përshtatshme është gjithmonë më i mirë sesa të detyrosh gjëra që nuk funksionojnë.
Vendosini qëllime të arritshme
Realizimi i ambicieve tuaja është një maratonë. Duke e segmentuar udhëtimin në qëllime të arritshme, rruga bëhet më “e lundrueshme”. Menaxhimi rigoroz i projektit është i domosdoshëm, duke ndihmuar në sigurimin e fokusit në momentin e duhur dhe për të mos humbur në tablonë më të gjerë. Është e lehtë të shpërqendrohesh nga qëllimi përfundimtar. Por me taktikat e duhura të menaxhimit në vend, kjo mund të zbutet.
Zgjidhni njerëzit e duhur
Gjetja e personave që përshtaten me vizionin dhe qëllimet tuaja është ndoshta detyra më e mundimshme nga të gjitha. Një mospërputhje mund të shkaktojë pengesa në kohën që ju duhet për të kuptuar se po punoni me bashkëpunëtorët e gabuar. Pasi të gjeni përshtatjen e duhur, investoni në to. Inkurajoni autonominë e tyre, nxitni punën e tyre më të mirë dhe mbështesni rritjen e tyre, pasi ndërtimi i besimit brenda një ekipi e kërkon këtë. Është përgjegjësia jonë të mbajmë zotimet tona. Zgjidhni njerëz që duan të jenë partnerë me ju aq sa dëshironi të bashkëpunoni me ta.
Jini në rregull me të thënë jo
Një ndër “red flags” që pengon në arritjen e synimeve tuaja është vështirësia e të thënit “JO”. Një “jo” e vështirë është ajo që nevojitet më shumë. Ndonjëherë, një “jo” është ajo që ju çon më përpara në planin afatgjatë edhe nëse ndiheni si disa hapa prapa në kohë reale.
Përqafoni pengesat
Dështimet nuk duhet të errësojnë identitetin tonë, ose të gjymtojnë momentin. Në vend të kësaj, ato duhet të na ndriçojnë dhe të ofrojnë urtësi. Gjatë punës ne mund të kemi hasur plane të ndryshuara, kemi shpërbërë partneritete, jemi përballur me ndërrime të papritura dhe kemi nisur biseda të vështira. Është e pamundur të jemi në përputhje të përkryer me këdo që hasim. Ndonjëherë ndryshimi dhemb, por lejo që kjo dhimbje të jetë karburant për flakën.
Festoni çdo fitore
Çdo fitore duhet të festohet, pavarësisht nga madhësia. Këto momente ripohojnë se baza e zellshme, edhe kur dukej kaq e vogël në krahasim me ambicien tonë më të madhe, ishte e paçmueshme. Nën hijen e sukseseve të njohura të theksuara në media, ne shpesh neglizhojmë morinë e fitoreve të vogla e thelbësore që përbëjnë rrugëtimin sipërmarrës të dikujt. Arritja e këtyre sukseseve kërkon përpjekje të jashtëzakonshme pa rrugë të shkurtra, duke e bërë çdo fitore të meritojë një festë me gjithë zemër.
Qëndroni kurioz dhe mësoni gjithmonë
Mësimi i vazhdueshëm është çelësi përfundimtar. Duke e ditur se nuk i kemi të gjitha përgjigjet dhe se udhëtimi ka të bëjë me kërkimin e vazhdueshëm të dijes, na mban të përulur dhe të interesuar. E thënë thjesht: Nëse keni një ambicie që dëshironi ta bëni realitet, shkoni drejt saj. Është po aq e rëndësishme ta ndiqni atë me përgatitje, duke u siguruar që keni aftësitë, njohuritë dhe vlefshmërinë e nevojshme në një farë mase që përpjekjet tuaja do të rezonojnë. Jo vetëm për ju, por për botën më të gjerë dhe për ata që shpresoni t’u shërbeni.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.