Instituti i politikave të mjedisit ka selinë e tij në Tiranë, dhe ka një grup njerëzish që punojnë për këtë institut të cilët me po të njëjtin përkushtim tejçojnë tek të tjerët mesazhe sensibilizuese. Endri Haxhiraj është drejtor i këtij instituti ka treguar të gjithë rutinën e tij në punën e përditshme me të rinjtë vullnetarë ose jo të cilët kanë në qëllimin e tyre mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e klimës.
Endri sa vite keni ju që merreni më këtë profesion dhe cilat janë sipas jush pikat më të forta tuajat?
Endri Haxhiraj: Unë kam shumë vite që merrem me politikat e mjedisit por jo vetëm, pasioni dhe pëgjegjësia që kam ndaj mjedisit kam nisur që në moshë të vogël kur unë isha ende një fëmijë dhe nuk arrija ti kuptoja politikat e mjedisit por thjesht tek të tjerët binte në sy fakti që unë e doja mjedisin dhe e mbroja atë. Sa herë shihja diccka që nuk shkonte në ambientin ku unë banoja, përpiqesha ta rregulloja. Kisha një mardhënie të ngushtë me mjedisin e cila u përcoll deri në këto ditë të sotme të cilat mua më kanë veshur edhe me më shumë përgjegjësi.
Cili është fokusi juaj si institut?
Endri Haxhiraj: Në foksuin tonë por edhe të shumë organizatave të tjera është përmirësimi i klimës në tërësi pasi fenomene të ndryshme janë duke i ardhur si kërcënim dhe ne duhet të marrim masa të mënjehershme. Ajo, që është vënë re është se të gjithë janë ndërgjegjësuar për të bërë diçka ndryshme për mjedisin, klimën dhe përmirësimin e saj. Klima ka kaluar tashmë si kryefjalë e organizatave dhe politikave në tërësi. Trendi është pozitiv, shohim që edhe vendi ynë, si një vend i vogël, i është bashkuar vendeve të mëdhaja dhe punës së tyre globale që bëjnë për mjedisin.
Cili është projekti më i bukur që keni bërë?
Endri Haxhiraj: Ka qënë fakti që: Tulipani shqiptar që mori statusin “monument natyre”. Tulipani shqiptar rritet në një lëndinë të caktuar prej 35 ha në fshatin Surroj në bashkinë e Kukësit. Me shpalljen “monument natyre”, kjo zonë merr këtë tipologji mbrojtje. Duhet të theksojmë që kjo specie e veçantë është në listën e kuqe ndërkombëtare, që janë speciet më të rrezikuara”.
“Tulipa albanica” është një lloj tulipani endemik që rritet vetëm në Republikën e Shqipërisë, në qarkun e Kukësit. Tulipani shqiptar ngjan me tulipanin e Sardenjës “Tulipa scardica” dhe me “Tulipa schrenkii”, por dallon nga to pasi ka gjethe me valëzim si dhe është i ndryshëm nga ana gjenetike. Zbuluesit e kësaj specie janë prof as. dr. Lulëzim Shuka, pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, në bashkëpunim me prof. Kit Tan, pedagoge në Institutin e Biologjisë në Universitetin e Kopenhagenit, Danimarkë.Në botë deri tani njiheshin rreth 113 lloje tulipanësh, ndërsa tulipani i Kukësit renditet i 114.
A ka të rinj vullnetare të cilet kanë pranuar te afrohem pas projekteve tuaja ?
Endri Haxhiraj: Po ka shumë të rinj vullnetarë të cilët kanë një dëshirën dhe qellimin e mire për të punuar dhe për të ofruar suportin e tyre. Megjithse do të doja edhe më tepër të rinj të cilët janë të përfshirë në këto kauza sepse është një qëllim që ka mbledh të gjithëve bashkë. Lufta për një mjedis të shëndetshëm na afron të gjithëve.
Si e sheh mjedisin në prespektivë, çfarë do të ndodhë pas 5 apo 10 vitesh ?
Endri Haxhiraj: Për mua është shumë e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për problemet që mjedisi ka dhe më pas të fillojmë duke i përmirësuar ato. Në këtë këndvështrim unë shoh që është duke u punuar shumë më shumë se vitet e kaluara dhe se në prespektivë Tirana dhe çdo qytet i shoqërisë do të jenë një mjedis, klimë dhe natyrë më e mirë.
Çfarë mbetet shqetësuese për ju si ekspert në lidhje mjedisin global ?
Endri Haxhiraj: Unë jam shumë i lidhur me kafshët vetë si natyrë por edhe ne si organizatë në tërësi ndaj dhe kam arritur të kuptoj mirëfilli se çfarë duhet të bëhet me mbrojtjen e tyre. Është e rëndësishme që që të hartohen me shumë plane strategjike në këtë aspekt pasi kafshët janë në rrezik kjo edhe për faktorë të tjerë jo vetëm faktori njeri ndikon në keqësimin e klimës dhe biodiversitetit por janë një sërë elementësh. Do doja një ndërgjegjësim më të madh. Le ti mbrojmë kafshët pasi ne e kemi këtë gjë në dorë !
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.