Shqipëria ka shënuar një përmirësim të lehtë në inovacion, sipas Indeksti Global të Inovacionit. Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale”, e cila publikon këtë indeks, e rendit Shqi[përinë të 83-ën, mes 132 vendeve, me një total 25.4 pikë. Ndaj vitit të kaluar, vendi ynë u përmirësua lehtësisht në pikëzim dhe renditje.
Ky Indeks zbulon ekonomitë më inovative në botë, mat performancën e ekosistemeve dhe “gjurmon” tendencat e reja të inovacionit dhe përparimin teknologjik në 132 ekonomi të botës.
Indeksi përfshin disa tregues, si mjedisi politik, arsimi, infrastruktura dhe krijimi I njohurive të reja. Indeksi bazohet në disa shtylla: Institutcionet, Kapitalet njerëzore dhe kërkimore, Infrastruktura, Sofistikimet e tregut dhe biznesit, si dhe Njohuritë e teknologjisë dhe kreativiteti. Vlerësimi i pikëve bëhet nga 0 deri në 100, ku 0 përfaqëson nivelin më të dobët dhe 100 nivelin më të mirë.
Shqipëria renditet më mirë për infrastrukturën, në vendin e 53-të, ndërsa vlerësimi më i dobët vjen për njohurive teknologjike dhe (vendi 91-të) dhe sofistikimin e tregut (vendi I 93-të).
Edhe më dobët renditet lidhur me kapitalin njerëzor dhe kërkimor (vendi I 96-të).
Në renditjen mes vendeve të rajonit Shqipëria paraqitet e fundit. Në Ballkan kryeson Serbia, si ekonomia më innovative dhe renditet në vendin e 53-të. Maqedonia e Veriut në vendin e 54-t dhe Mali i Zi renditet në vend të 75-të dhe Bosnje Hercegovina në vendin e 77-të.
Në nivel global, renditja kryesohet nga Zvicra, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto