Rekord krimesh seksuale ndaj të miturve në internet - Business Magazine Albania

Rekord krimesh seksuale ndaj të miturve në internet

Numri i krimeve në internet kundër fëmijëve ka shënuar një rekord të lartë.

Këtë e treguan shifrat e policisë britanike, sipas të cilave 6.350 krime janë regjistruar në lidhje me komunikimet seksuale me fëmijët deri në muajin mars 2023.

Fëmijët nën 12 vjeç përbënin një të katërtën e numrit të përgjithshëm të viktimave.

Vajzat ishin në shënjestër në 83% të rasteve kur dihej gjinia.

Shoqata Kombëtare për Parandalimin e Mizorisë ndaj Fëmijëve (NSPCC) ka thënë se numri i shkeljeve tregon se pse janë kaq të nevojshme “mbrojtjet novatore” të Projektligjit të Sigurisë Online, pavarësisht kundërshtimit nga gjigantët e teknologjisë për shqetësimet e privatësisë dhe sigurisë.

Snapchat është përdorur në 26% të rasteve, ndërsa Facebook, Instagram dhe WhatsApp janë përdorur në 47% të rasteve ku janë regjistruar mjetet e komunikimit.

Në total, 150 lojëra, aplikacione dhe faqe të ndryshme janë përdorur me qëllim ngacmimin seksual të fëmijëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0