Disa përdorues të X u tallën duke shkruar “jetojmë në një simulim”, pasi Elon Musk në një sesion të Space stë mbajtur nga një llogari parodie e Musk, bisedoi me një burrë i cili kishte një ngjashmëri të “frikshme” me zërin e tij.
Miliarderi sesionit të Spaces në X – që më parë njihej si Twitter – iu bashkua gjatë së premtes mbrëma. Ai bisedoi me burrin në fjalë për rreth 8 minuta, dhe pas kësaj në profilin e tij ai shkroi “ajo bisedë ishte diçka e një niveli të lartë”.
Më vonë Musk shkroi përsëri “si mund ta dimë se ai është një person i vërtetë?
elon talking to an elon impersonator on a spaces is the best thing you’ll hear all week pic.twitter.com/oM9ljlkgH4
— Shibetoshi Nakamoto (@BillyM2k) July 29, 2023
Doppelgangeri i tij vokal, Adrian Dittmann, tha se ai nuk po përdorte ndonjë mjet të inteligjencës artificiale dhe shtoi se zëri i tij tingëllonte me të vërtetë kështu.
E gjitha kjo duket se ndodhi për ta zbavitur pronarin e X, i cili qeshi me të madhe kur Dittmann filloi të fliste.
“Nuk e di nëse jam duke e përjetuar ndonjë ëndërr të çuditshme apo se kjo është një meme e madhe në jetën reale” shkroi një përdorues i rrjetit social, me Musk i cili iu përgjigj “njëjtë mendoj edhe unë”.
I can’t tell if I’m in a fever dream or if real life is a giant meme. https://t.co/Fe8xmPGbwF
— Farzad (@farzyness) July 29, 2023
Dittmann gjithashtu shprehu mendimin e tij pas përfundimit të sesionit në Spaces, ku shkroi: “Të bisedosh me Musk është diçka e çuditshme. Është si të flasësh me një version alternativ të vetes tënde i cili e kupton humorin tuaj më mirë se çdokush tjetër”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.