Inteligjenca artificiale ka ardhur për të ndryshuar jetën tonë dhe platformat si ChatGPT mund të rrisin produktivitetin,dhe të na ndihmojnë të përmirësohemi në punët tona.
Por, këto platforma gjithashtu mund të na marrin punët, tha Sam Altman, kreu ekzekutiv i OpenAI. “Shumë njerëz që punojnë për Intelligjencën Artificiale pretendojnë se ajo do të na bëjë vetëm mirë, dhe se nuk do të zëvendësojë asnjë prej nesh. Por, sigurisht që do të ketë humbje të shumta të vendeve të punës- tha Altman për “The Atlantic”.
Megjithatë, ka dhe një anë pozotive tha ai. Inteligjenca Artificiale gjithashtu mund të krijojë vende të reja pune që, sipas Altman, do ta çojë përpara shoqërinë.
Ethan Mollick, një profesor i sipërmarrjes dhe inovacionit në Shkollën Wharton të Universitetit të Pensilvanisë, u shpreh se operatorët telefonikë të shekullit të 19-të arritën të përshtateshin mirë me zhvillimin teknologjik. “Kur u dëbuan, ata gjetën punë të reja dhe u përshtatën”, u shpreh ai
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.