Netflix shton afro 6 milionë abonentë të rinj pas ndalimit të shpërndarjes së fjalëkalimit - Business Magazine Albania

Netflix shton afro 6 milionë abonentë të rinj pas ndalimit të shpërndarjes së fjalëkalimit

Netflix ka rritur të ardhurat, profitin dhe numrin e abonentëve pagues, kjo sipas raportit të fundit tremujorit të kompanisë. Të gjitha shifrat janë më të larta se sa ishin parashikuar, duke i tejkaluar kështu të gjitha pritjet e analistëve

Platforma e transmetimit nisi me “shpërndarjen e paguar” – emri zyrtar i ndalimit të shpërndarjes falas të fjalëkalimit – në SHBA, dhe tani ka sjellë 5.8 milionë abonentë të rinj pagues. Netflix konfirmoi se planifikon që këtë teknikë do ta përdorë në “pothuajse të gjitha vendet e mbetura”.

Raporti prej 15 faqesh zbuloi se reagimi i anulimit ishte i ulët në mesin e përdoruesve të cilët papritur ishin shkyçur nga llogaritë e miqve të tyre. Netflix hoqi dorë gjithashtu nga plani bazë në SHBA, i cili ishte zgjidhja më e lirë pa reklama që kushton 9,99 dollarë në SHBA, 9,99 funte në Mbretërinë e Bashkuar dhe 9,99 euro në Evropë, raporton GSM Arena.

 

Në vend të kësaj, përdoruesit e rinj dhe ata që kthehen duhet të përdorin pakon standarde me reklama me çmim prej 6,99 dollarëve, pakon standarde pa reklama me çmim prej 15,49 dollarëve standard ose pakon premium me çmim prej 19,99 dollarëve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0