Organizata e monitorimit të etikës në Kanada ka nisur hetimet në lidhje me pretendimet se Nike Kanada dhe një kompani minierash të arit përfituan nga puna detyruese e Ujgur-ëve në operacionet e tyre në Kinë.
Hetimet e organizatës vijnë si rezultat i ankesave të paraqitura nga një koalicion i grupeve për të drejtat e njeriut.
Nike thotë se nuk ka më lidhje me kompanitë që akuzohen për përdorimin e punës detyruese ndaj Ujgurëve.
Dynasty Gold thotë se këto akuzat dolën pasi ata e lanë rajonin.
Një raport i Kombeve të Bashkuara në vitin 2022 zbuloi se Kina kishte kryer “shkelje të rënda të të drejtave të njeriut” kundër Uyghur-ëve, një popullsie etnike myslimane që jetojnë në rajonin e Xinjiangut, që “mund të konsiderohen si krime ndërkombëtare, veçanërisht krime kundër njerëzimit”. Pekini mohon akuzat.
Lexo edhe: A e shpëton klimën shkurtimi i ditëve të punës?
Nike thotë se nuk ka më lidhje me këto kompani dhe ka siguruar informacion mbi praktikat e tyre për kujdesin e duhur.
Sipas raportit, Nike refuzoi takime me mbikëqyrësin e etikës, por dërgoi një letër duke thënë “jemi të shqetësuar për raportet e punës së detyruar në Rajonin Autonom Ujgur Xinjiang (XUAR)”.
“Nike nuk furnizon produkte nga XUAR dhe kemi konfirmuar me furnizuesit tanë kontraktorë që ata nuk po përdorin tekstilet nga ky rajon.”
Raporti mbi Dynasty Gold sugjeron se ajo ka përfituar nga përdorimi i punës së detyruar të Ujgur-ëve në një minierë në Kinë, në të cilën kompania e minierave përfiton interesa të shumtë.
Kompania thotë se nuk ka kontroll operativ mbi minierën dhe që këto akuzat dolën pasi ajo e la rajonin.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.