TEA, ( Tourism Events of Albania) quhet aplikacioni më i ri që do të hidhet në treg pas dy ditësh nga Agjencia Kombëtare e Turizmit.
Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale. “Inovacioni më i ri i qeverisë shqiptare, këtë herë përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit” shkruan zoti Rama.
Aplikacioni TEA do të jetë i aksesueshëm falas në të gjithë telefonat.
Në aplikacion mund të gjenden aktivitetet që do të ndodhin gjatë sezonit turistik në çdo kohë dhe në çdo vend.
Mjafton të vendosësh vendndodhjen dhe aplikacioni do të nxjerrë rezultatet ku veprimtaritë do të jenë të dedikuara për të gjitha grupmoshat.
Për këtë aplikacion është bashkëpunuar me të gjitha bashkitë, organizatat dhe ambasadat.
Në të gjitha qytetet e vendit ka një program shumë të mirë nga institucionet e kulturës siç është Cirku, Teatri i Kukullave, TKOB, Teatri Kombëtar, evente gjithashtu të organizuara në mënyrë të dedikuar nga Ministria e Turizmit në bashkëpunim me kompani të ndryshme.
Këto aktivitete do të shtrihen gjatë gjithë sezonit për të gjitha grupmoshat dhe do të jenë me data, vendndodhje dhe tipologji.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.