Ryanair 'zbarkon' në Shqipëri, ‘sulm frontal’ për Wizz Air! Fluturime me çmime të ulëta për shqiptarët në 17 linja ajrore - Business Magazine Albania

Ryanair ‘zbarkon’ në Shqipëri, ‘sulm frontal’ për Wizz Air! Fluturime me çmime të ulëta për shqiptarët në 17 linja ajrore

Sot në Tiranë është inauguruar kati i dytë i aeroportit ‘Nënë Tereza’ në Rinas ku do të operojë kompania më e njohur për udhëtimet ‘low cost’ (çmime të ulëta), ‘Ryanair’. Ky zhvillim është edhe një ‘sulm frontal’ për kompaninë Wiz Air që jo pak herë ka shfaqur problematika për qytetarët shqiptarë shpesh herë duke u  anuluar udhëtimet apo duke pasur vonesa të shumta në nisjen e fluturimeve

Së fundmi pati edhe një notë proteste ndaj kompanisë hungareze nga ana e delegacionit arbëreshë që pritej të vinte në Shqipëri por u braktis nga kompania e cila siç bën pothuajse gjithmonë anuloi fluturimin e caktuar.

Nga 31 tetori kompania e njohur ‘Ryanair’ nis fluturimet me 17 linja, 6 prej të cilave në Itali që është edhe një prej destinacioneve më të shpeshta për qytetarët shqiptarë.

Linjat ajrore që do të ketë kompania Ryanair:

Për Italinë

Bolonja: Një udhëtim në ditë nga 31 tetori

Catania: Një udhëtim në ditë nga 31 tetori

Bergamo: Dy fluturime në ditë nga 31 tetori

Pisa: Një fluturim në ditë nga 31 tetori

Romë: Nëntë fluturime javore nga 31 tetori, duke përfshirë fluturime të dyfishta të premten dhe të dielën

Treviso: Një fluturim në ditë nga 31 tetori

Belgjikë

Daily Chaleroi nga 31 tetori

Hungari:

Bukuresht të martën, të enjten, të dielën nga 31 tetori

Poloni

Varshava nga 31 tetori të martën, të enjten, të shtunën

Krakov të martën, të enjten, të dielën nga 31 tetori

Gjermani

Weeze nga 1 nëntori të mërkurën dhe të dielën

Skoci

Edinburg nga 31 tetori të martën dhe të shtunën

Britani e Madhe

London Stansted nga 31 tetori dy herë në ditë

Manchester nga 31 tetori të martën, të enjten, të shtunën

Francë

Beauvais nga 31 tetori nga e marta deri të shtunën

Republika Çeke

Praga nga 31 tetori të martën dhe të shtunën

Suedi

Stokholm nga 31 tetori të martën dhe të shtunën

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0