Skema e Granteve “Program për Zhvillim Rajonal të Balancuar (PZHRB) 2023“do të ndahet në tre kategori, sipas Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Kosovës.
- Start – Up – u dedikohet ideve të biznesit për Start-up, të cilat nuk janë ende të regjistruara si biznese; Granti i parashikuar: 2.000 – 5.000 euro, me bashkëfinancim 10%-40%
- LOT 1 – Biznese ekzistuese – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla me një qarkullim prej 2,000.00€ deri në 29,999.99€ nga viti i fundit kalendarik, të dëshmuara nga ATK; 3. Granti 5.000-15.000 Euro Bashkëfinancimi prej 30%-40%
- LOT 2 – Biznese ekzistuese – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla me një qarkullim prej 30,000.00€ deri në 300,000.00€ nga viti i fundit kalendarik, të dëshmuara nga ATK; Granti 15.000-25.000 euro Bashkëfinancimi prej 30%-40%.
Aplikimi mund të bëhet për sektorët dhe veprimtaritë pa përjashtim (përveç tregtia, ndërtimi, bujqësia, shëndetësia dhe arsimi);
Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 05.06.2023 ora 16:00. Kompania Consulting SL (consultingagencysl@gmail.com)
mund t’ju ndihmojë për përgatitjen e aplikimit dhe dokumenteve të nevojshme për aplikim.
Lexo: Pse pronarët e bizneseve kanë nevojë për një komunitet për të lulëzuar
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.