Erdgin Mane/ Shqiptari tregon si u bë pjesë e organizatës më të madhe në botë "FAO" - Business Magazine Albania

Erdgin Mane/ Shqiptari tregon si u bë pjesë e organizatës më të madhe në botë “FAO”

Erdgin Mane është një ekonomist shqiptar punon divizionin e Institicioneve InklusiveRurale dhe Barazisë Gjinore tek Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve Bashkuara (FAO). Ai ka një doktoraturë Ekonometri dhe Ekonomi Empirike tekUniversiteti i Romes Tor Vergata dhe njediplomë “Magna cum laude” Ekonomi e Biznes tek Universiteti i Peskares – G. D’Annunzio. Erdgini ka mbi 16 vjet eksperiencëtek FAO ku merret me studime shkencore e statistika mbi: Barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave bujqësi, sigurine ushqimore, mbrotjensociale, zhvillimin socio-ekonomik dhereziliencën e sistemeve agro-ushqimore. Tek FAO, ai drejton studimet mbi efekteve e politikave dhe programeve agro-ushqimore mbiBarazinë gjinore dhe fuqizimin e gruas. Erdgini është nje nga koordinatoret dhe bashk-autor iraportit botëror FAO-s mbi Situatën e Grave Sistemet Agro-ushqimore.

Si i sheh gratë shqiptare a kanë ato tënjëjtin kapacitet apo dëshirë për punë?
Unë e besoj. Gratë shqiptarekanë një potencial shumë të madh. Këtë e vërejedhe në diasporë, ku ato janë avokate apo ekonomiste të suksesshme.

Dua të ndalem pak tek angazhimi juajnë këtë organizatë. Eksperiecat tuaja, sa vitekeni që punoni, eksperiancat dhe hapat e mëdhenj?

Lexo:Çfarë i ndodh trurit të një njeriu pasi mbush 40-vjeç?

Kam 16 vjet që punoj tek FAO. Ashtu si shumë shqiptarë të tjerë shkova në Itali për të studiuar dhe pasi mbarova doktoraturënfillova të punoj si konsulent ekonomik. Kam punur në zyra të ndryshme, në zyra ekonomikedhe statisikore. Në këto 5 vitet e fundit kampunuar në zyrën e barazisë gjinore dhe fuqizimittë gruas.

 

 Çfarë të ka lidhur me këtë sistem? Pseje fokusuar tek barazia gjinore? Është njëfushë e bukur, por me çfarë qëllimi jeni aty?
Unë në profesion jam ekonomistdhe është më tepër situate personale që më ka shtyrë të punoj për barazinë gjinore dhefuqizimin e gruas, pasi lindi vajza e dytë. Unësot kam tre vajza dhe mendoj që ato kanë tëdrejtat e tyre njësoj si djemë dhe për këtë jam ilumtur  dhe i motivurqë punoj në këtë fushë.

A mendoni se ka barazi gjinore nëvendin ku jetoni, por për të bërë njëkrahasim edhe me Shqipërinë?
Sa i takon kësaj teme nëgjithmonë flasim për vende në zhvillim dhevende të zhvilluara. Akoma kudo ka punë për tëbërë për të rritur barazinë gjinore dhe për tërritur fuqizimin e grus. Sa i takon Italisë, edheajo ka problemet e veta në këtë vend, ashtu siShqipëria. Në nivel global, mund të themi se nëdekdën e fundit ka patur një nivel shumë tëmadh në këtë drejtim, por në shumë parametraka pak mangësi. Edhe në pronësinë e tokës ka mangësi.

Në ç’kuptim në pronësinë e tokës?
 Në të drejtat ligjore përpronësinë e tokës. Jo vetëm në Shqipëri, por nëtë gjithë botën, gratë akoma kanë probleme nëpronësinë e tokës. Kanë më pak prioritet se burrat që të kenë të drejtat ligjore mbi tokën.


Lexo:Si e shfrytëzojnë njerëzit e sukseshëm kohën e tyre?


Në zonat rurale, nëse gratë nuk kanë të drejtën e tokës, ato nuk mund të marrin huazime ngabankat dhe kjo krijon probleme në mundësinë e tyre për të rritur produktivitetin.

Si arritet deri tek rezultatet e studimit?
 Studimi ka shumë kushte për tëarritur në rezultatin që ne këmi marrë. Ne nukdum t’i imponojmë grave që ato të punojnë agri-kulturë. Ne duam që gratë të kenë barazi nëprodhimtarinë e tyre dhe të kenë barazi nëpagesa.

Pse ky studim bëhet një herë në 10 vite? Çfarë vështirse ka për tu realizuar?

Studimi i fundit i tij tipi ështëbërë në 2020-2011 dhe kishte si qëllimpabarazinë në bujqësi. Qëllimi i këtij studimiështë zgjerimi i fokusit përtej bujqësisë, e ciladuhet thënë dhe duhet pranuar që është e lidhuredhe me sektorë të tjerë. Ne kemi trajtuar këtëdrejtim.

Cilat ishin shtetet që u bënë kampiontë këtij studimi? Ky është një studim i madhglobal dhe me thënë të drejtën nuk jemipërqendrur shumë në vende të ndryshmemegjithse ne kemi marrë prasysh të gjitha tëdhënat që ekzistojnë sot në botë përsa i përketbarazisë gjinore dhe fuqizimit të gruas.

 Cila ishte forma që e bëtë këtëstudim? Pyetësorë, trajnime, senca tëmbyllura të hapura?

Siç po ju thoja, kjo është njëpunë shumë e madhe. Ka kapituj me të dhëna qëekzistojnë nga banka botërore për barazinëgjinorë dhe ka studime specifike që ne kemibërë. Ne për një rst siç ishte pandemia, kemibërë studuime  në të gjitha zonat e botës, kryesisht në ato rurale.

 A është pjesë edhe Shqipëria e këtijstudimi?

Po është, janë tre-katër vende nëraport ku Shqipëria përmendet. Siç janëpronësia e tokës, të dhëna mbi progresin e Shqipërisë mbi papranueshmërinë e dhunës nëfamilje.Shqipëria ka bërë një progress nga 30% që ishte para 10 vitesh kur gratë e pranonindhunën, tani më pak se 10% e quajnë një gjë tëtillë normale.

A mund ndalemi tek disa dhëna kanë dalë si rezultat i studimit?

 Raporti i ri i FAO-s mbi Situatene Grave ne Sistemet Agroushqimore paraqetstatistikat dhe studimet tëfundit mbipjesëmarrjen, përfitimet dhe problemet e grave punojnë ne sistemet agroushqimore mbarëbotën. Ky studim i rëndësishëm tregon se sifuqizimi i gruas dhe barazia gjinore bujqësidhe perpunimin, tregtinë e sherbiminushqimor sjell mirëqenien e grave dhe familjeve tyre, krijon mundësi për zhvillim ekonomik, rrit ardhurat, produktivitetin dhe fiton përvojëndaj krizave ushqimore.

Ky raport është i pari a këtij tipi 10 vitet e fundit dhe studion jo vetëm bujqësinë por edhesektoret e tjerë kanë lidhje sistemetushqimore. Ekonomisti shqiptar, Erdgin Mane, thekson se nga nje studim i tij me bashke-autore tjerë ka vlerësuar se 1.23 miliardë individëpunojnë sistemet agroushqimore kurse ardhurat e gjysmës se popullsisë botërore varennga to. 

Raporti i FAO-s tregon se si barazia gjinore dhefuqizimi i gruas janë te domosdoshëm përtranzicionin drejt sistemeve agroushqimore me inklusive dhe te qendrueshem dhe sitransformimi i sistemeve agroushqimore mundte kontriboj ne rritjen e barazisë gjonore dhefuqizimin e gruas.

Raporti thekson se globalisht, 36 për qind e grave punojnë janë punësuara sistemetagroushqimore, dhe po ashtu 38 për qind burrave punojnë. Megjithatë, rolet e grave përgjithësisht jenë margjinalizuara dhekushtet e tyre punës jenë këqija se ato burrave parregullta, joformale, me kohë pjesshme, me kualifikim ulët ose me punëintensive. Po kështu, gratë e punesuar me pagesë bujqësi perfitojnë 82 cent për çdo lek fitojnë burrat.

 

Gratë gjithashtu kanë te drejta pak sigurtambi tokën, pak akses kredi dhe trajnimedhe duhet punojnë me me pak teknologji se burrat. bashku me diskriminimin, këtopabarazi krijojnë një hendek gjinor prej 24 përqind produktivitetin midis menaxherëve-fermerë gra dhe burra ferma me madhësi barabartë

Studimi shpjegon se mbyllja e ketij hendekugjinor produktivitetin e fermave dhe e hendekut pagave bujqësi do rristeproduktin e brendshëm bruto global me gati 1 trilion dollarë dhe do ulë numrin e njerëzve pasiguri ushqimore me rreth 45 milionëindivide.

Drejtori i Përgjithshëm i FAO-s QU Dongyu parathënien e raportit tha se “Nëse trajtojmëpabarazitë gjinore endemike sistemetagroushqimore dhe fuqizojmë gratë, bota do bëjë një hap përpara adresimin e synimevepër t’i dhënë fund varfërisë dhe për krijuar njëbotë pa uri”.

Raporti i FAO-s ofron një analizëgjithëpërfshirëse dhënave e fakteve disponueshme mbi barazinë gjinore dhefuqizimin e grave sistemet agroushqimore janë prodhuar gjatë dekadës fundit. Raportigjithashtu u ofron politikëbërësve dhe aktorëve zhvillimit një rishikim gjerë politikave kane funksionuar, duke theksuar premtiminpër kaluar nga mbyllja e hendekeve specifikegjinore drejt adoptimit politikavetransformuese gjinore adresojnë mënyrë tedrejperdrejtë problemet strukturore formale dhejoformale drejt barazisë. Raporti përfundon me rekomandime specifike për rrugën drejtobjektivave të qëndrueshme zhvillimit(SDGs).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0