Akademia e klubit të Manchester City dhe shkolla e tij e futbollit për fëmijët, do të kenë në Durrës kampusin e tyre për rajonin.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook.
“Sapo ka nisur kapitulli i ri i një historie miqësie e ardhmërie, në një rrugë të përbashkët suksesi me miqtë tanë të paçmuar të Emirateve të Bashkuara, falë mbështetjes së të cilëve Shqipëria hyn edhe në hartën prestigjioze të CITY FOOTBALL GROUP, bashkë me Anglinë, Spanjën, Francën, Italinë, Belgjikën, SHBA, Australinë, Brazilin, Uruguajin, Japoninë, Indinë dhe Kinën”- shkruan Rama.
Lexo: 3 mënyra për të qëndruar në krye të fushës suaj
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto