E gjithë Tirana me shërbimin Wifi? Ja cilat janë zonat që do të përfshihen - Business Magazine Albania

E gjithë Tirana me shërbimin Wifi? Ja cilat janë zonat që do të përfshihen

Kryeqyteti pritet të mbulohet në një sipërfaqe të konsiderueshme të tij nga shërbimi  Wifi, për t’u ofruar qytetarëve aksesimin në internet. Për këtë arsye Bashkia Tiranë  ka hapur tenderin me vlerë 12.5 milionë lekë  me titullin “Zhvillimi dhe rritja e kapaciteteve të infrastrukturës për ofrimin e shërbimit wifi në ambjentet publike të Tiranës”.

Në tender thuhet se deri më tani ky shërbim ofrohet në 13 hapësira publike si  Sheshi “Europa”, Parku “Rinia”, Sheshi “Nënë Tereza” Fusha e Aviacionit etj.

Përtej shesheve të vendosura pritet të ofrohet ky shërbim edhe në 14 hapësira të tjera publike të tilla si Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri, godinat e studentëve tek Fakulteti Inxhinierisë së Ndërtimit, terminalet e autobusave si kombëtar dhe ata që ofrojnë shërbimin ndërkombëtar, pranë Liqenit Farkës, Ali Demi, Kinostudio, Kombinat dhe tek Liqeni Artificial.
lexo: “Bukuroshja e Adriatikut” mbërrin në Durrës, çel sezonin turistik

Për ofrimin e ktëij shërbimi sa më cilësor do të vihen në dispozicion një sërë pajisjesh në zonat përkatëse.

Qëllimi i këtij projekti është zgjerimi i hartës së ofrimit të shërbimit WiFi, nëpërmjet zhvillimit të infrastrukturës nevojshme për këtë qëllim, në hapësira të reja publike në qytetin e Tiranës,  zgjerimi i infrastrukturës në ambjentet ekzistuese nëse do të konsiderohet e nevojshme nga autoriteti kontraktor si dhe mirëmbajtja e pajisjeve, aksesorëve dhe të gjithë komponentëve që mundësojnë ofrimin e shërbimit, sipas kërkesave në këtë dokument.

Periudha do të jetë 12 muaj nisur nga kjo datë për realizimin e projektit me të gjithë komponentët përbërës. Ndërsa mirëmbajtja do të jetë 24 muaj, duke filluar nga data e marrjes në dorëzim të projektit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0