Libri “Si të udhëheqësh” i David Rubenstein sjell sekretet e lidershipit - Business Magazine Albania

Libri “Si të udhëheqësh” i David Rubenstein sjell sekretet e lidershipit

Në këtë libër janë 30 individë të spikatur, 15 burra dhe 15 gra të ndarë në 6 kategori: vizionarë, ndërtues, transformues, komandantë, vendimmarrës dhe mjeshtër. Libri synon të ofrojë perspektiva nga kategori të ndryshme liderësh, që lexuesit të frymëzohen për të zhvilluar apo përmirësuar aftësitë e tyre udhëheqëse.

 

Si ndërtuan Jeff Bezos dhe Bill Gates perandoritë e tyre teknologjike globale? Si arriti Condoleezza Rice në nivelet më të larta të qeverisë amerikane? Si i përballuan Bill Clinton dhe George Ë. Bush sfidat e vështira me të cilat u përballën si presidentë? Si u bë Dr. Anthony Fauci një nga zërat më të respektuar në luftën kundër sëmundjeve infektive si Ebola, HIV/AIDS dhe COVID-19?

“Po të shohësh historitë e personazheve në libër, të gjithë kanë prejardhje shumë të thjeshta, nuk vijnë nga familje të pasura. Disa prej tyre kanë pasur një fëmijëri shumë të vështirë, gati ekstreme.

Nuk kanë pasur ndonjë intelekt apo talent të rrallë. Të gjithë kanë punuar për të arritur atë që kanë dashur, i kanë qëndruar besnik një vizioni, kanë këmbëngulur deri në fund edhe përballë vështirësive më të mëdha.”

Lexo:Dhomat e tregtisë në vend, thirrje qeverisë të bëjë reformat për të siguruar një klimë të mirë biznesi

David Rubenstein i sjell liderët që ka intervistuar në një aspekt shumë njerëzor, duke folur si për suksesin ashtu dhe për dështimet. “Mendoj se çdokush mund të mësojë prej këtyre njerëzve për të kuptuar se liderët nuk ndryshojnë shumë nga të tjerët.

Mund të kenë prindër abuzivë, rritur nga gjyshërit, mund të kenë pasur defekte, dhe në fund ia kanë dalë të kenë bërë diçka për jetën e tyre.”

Nëse një lider lind i tillë apo bëhet falë punës, ata nuk kanë spikatur në fazën e shkollimit. “Autori thotë se këto figura në fazën e edukimit nuk kanë shfaqur intelekt, etikë pune apo të kenë arritur nota të larta akademike.”

Lexo:Shqipëria në krizë ekonomike dhe sociale

Por sipas Rubenstein-it janë një sërë faktorësh që të intervistuarit kanë radhitur si emërues të përbashkët të suksesit të tyre, si fati, dëshira për sukses, shumë orë punë, fokusimi, këmbëngulja, integriteti, përulësia, etj. “Ata flasin me zërin e tyre për përvojën jetësore, dështimet, sukseset, emocionet dhe gjithçka që janë përballur.”

Autori i librit “Si të udhëheqësh” është ekspert për lidershipin. “Ai është avokat, ka punuar në administratën publike në SHBA. Është me origjinë hebreje. Iu fut botës së financës, ku themeloi një nga firmat e para financiare në Ëashington kur gjithë të tjerët përpiqeshin t’i themelonin në New York si kryqendra financiare e botës.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0