TSMC komunikon me SHBA-në në lidhje me ‘udhëzimet’ e Aktit për Çipa - Business Magazine Albania

TSMC komunikon me SHBA-në në lidhje me ‘udhëzimet’ e Aktit për Çipa

https://www.reuters.com/technology/tsmc-talking-us-about-chips-act-guidance-amid-subsidy-concerns-2023-04-10/?taid=6433a4c4b2f24c00010b8c27&utm_campaign=trueAnthem:+Trending+Content&utm_medium=trueAnthem&utm_source=twitter

Prodhuesi tajvanez i çipave TSMC tha se është në komunikim me Uashingtonin zyrtar në lidhje me “udhëzimin” e saj për një ligj i cili është dizajnuar për rritjen e prodhimit të gjysmëpërçuesve në SHBA, ligj ky i cili ka ndezur një debat për kriteret e subvencionimit.

Kushtet për subvencione përfshijnë shpërndarjen e fitimit të tepërt me qeverinë amerikane, dhe burime nga industria kanë bërë të ditur se vet procesi i aplikimit mund të ekspozojë strategji konfidenciale të korporatave.

“Mund të konfirmojmë se jemi duke komunikuar me qeverinë amerikane në lidhje me udhëzimin e Aktit të Çipave”, tha TSMC, prodhuesi lider në botë i çipave me kontratë nëpërmjet një deklarate të dërguar me e-mail.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, muajin e kaluar deklaroi se këto kritere po i shqetësojnë disa kompani prodhuese sikurse Samsung Electronics dhe SK Hynix.
lexo: Tesla po ndërton fabrikë të re në Kinë?

Wang Mei-hua, ministrja tajvanez për ekonomi, gjatë së hënës reporterëve u tha se TSMC ishte duke mbajtur bisedime në mënyrë specifike me Shtetet e Bashkuara në lidhje me detajet e subvencionimit.

“Qeveria dhe industria e Tajvanit kanë një kuptim shumë të ngushtë në lidhje me atë që po ndodh, dhe shpresojnë që detajet e legjislacionit përkatës të subvencioneve nuk do të ndikojnë në bashkëpunimin industrial midis dy palëve dhe tek kostot për ndërtimin e që lidhet me industrinë,” deklaroi ajo.
lexo: Struktura e re e pagave, efekti në buxhet 38 miliardë lekë

Taiwan Semiconductor Manufacturing (TSMC), është duke e bërë një investim prej 40 miliardë dollarëve në shtetin perëndimor amerikan të Arizonës, duke i mbështetur kështu planet e Uashingtonit për prodhimin e më shumë çipave në Amerikë. reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0